Këshilla për siguri për fermerët
Në Kosovë, një numër i konsiderueshëm i shtyllave elektrike gjenden edhe në toka bujqësore, me të cilat fermerët shpeshherë mund të bien në kontakt. Për aq kohë sa fermerët nuk bien në kontakt me përçuesit (kabllot) e këtyre shtyllave, ato janë të sigurta. Por me qëllim që të informohen sa më saktë fermerët me masat e sigurisë që duhet të ndërmerren kur punohet pranë tyre, në vijim janë këshillat që ata duhet ndjekur:
- Gjithmonë para se të filloni punën në tokat bujqësore, vini re për ndonjë linjë ajrore elektrike që mund të gjendet pranë jush;
- Jini të vetëdijshëm për lartësinë e mjetit që po vozisni, në veçanti tek ata me antena të larta;
- Ashtu si në çdo punë jashtë shtëpisë, kini kujdes që mos të vini pajisje të tilla, si shkallë apo shufra në apo pranë linjave të energjisë. Mos harroni, materialet jo-metalike, si lëndë druri, degët e pemëve, gomat dhe litarët, mund të bartin energji elektrike në kushte të caktuara;
- Trajnoni punonjësit sezonal të jenë të vetëdijshëm për rreziqet nga goditjet e mundshme elektrike në fermë, edhe nëse ata punojnë vetëm përkohësisht;
- Asnjëherë mos tentoni të ngritni ose lëvizni një linjë të energjisë për të kaluar nën të;
- Nëse makineria juaj është në kontakt me një përçues elektrik, atëherë qëndroni brenda automjetit tuaj derisa shërbimet e urgjencës të mbërrijnë, nëse nuk ekziston një kërcënim nga zjarri;
- Në qoftë se bie ndonjë përçues në tokë, nuk duhet ta prekni apo t’i afroheni. Rryma mund të udhëtojë një distancë të konsiderueshme përmes tokës dhe madje edhe më tej, nëse përçuesi ka rënë në objekte metalike.