• Profili i KEDS
  • Profili i aksionarëve ÇALIK Holding dhe LIMAK Holding

Shërbimet e Shpërndarjës së Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS) ka ekskluzivitetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. KEDS sh.a. është themeluar në vitin 2009, ndërsa ka filluar aktivitetet e saj operative më 8 Maj 2013, kur është ndarë përfundimisht nga KEK sh.a.

KEDS sh.a. është pronë e kompanive prestigjioze turke Çalik Holding dhe Limak.

KEDS sh.a. në bazë të licencave nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë operon me distribuimin e energjisë elektrike. Për të operuar në mënyrë sa më efikase kompania KEDS është e shpërndarë në 7 distrikte me lokacion në shtatë qytetet kryesore të Kosovës dhe në 30 nëndistrikte, ku përfshihen komunat e vendit.

KEDS ka për detyrë që të bëjë shpërndarjen e energjisë elektrike deri te konsumatori i fundit, menaxhon dhe mirëmban asetet e në terren. Në kuadër të KEDS janë të përfshira linjat e Tensionit të Mesëm 35 kV, 10 kV dhe 6 kV (kilovolt) së bashku me trafostacionet përkatëse, Trafostacionet 10/0.4 kV, linjat e Tensionit të Ulët 0.4 kV, si dhe mbi 485 mijë njehsorë individual te konsumatorëve.

KEDS menaxhon me këto asete:

• Rrjeti i nivelit 35 kV ka një gjatësi prej rreth 625 km,
• Rrjeti i nivelit 10(20) kV ka një gjatësi prej rreth 1,290.54km
• Rrjeti i nivelit 10 kV ka një gjatësi prej 5,743 km,
• Rrjeti i nivelit 6 kV ka një gjatësi prej rreth 50 km,
• Rrjeti i nivelit 0.4 kV ka një gjatësi prej rreth 11,665.51km
• Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10 kV është 46,
• Numri i nënstacioneve të nivelit 35/10/6 kV është 11
• Numri i nënstacioneve të nivelit 35/0.4 kV është 12
• Numri i nënstacioneve të nivelit 10(20)/0.4 kV është 2,400
• Numri i nënstacioneve të nivelit 10/0.4 kV është 5,224 dhe
• Numri i trafostacioneve të nivelit 06/0.4 kV është 53.

ÇALIK Holding

E themeluar nga Ahmet Ēalik, Ēalik Holding operon nė disa sektorė: energji, ndėrtimtari, patundshmėri, tekstil, miniera, financa dhe telekomunikacion. Ēalik Holding ka tė punėsuar rreth 31 mijė punonjės, operon nė 22 vende tė ndryshme, qė nga rajoni i Azisė Qendrore, Ballkani, rajone tė Lindjes sė Mesme dhe tė Afrikės Veriore.

Me kompanitė e saj, Ēalik Holding konsiderohet si aktor i rėndėsishėm nė Turqi, por edhe nė botė: Nė sektorin energjetik me Ēalik Energji; nė shpėrndarjen e energjisė elektrike me YEDAS, KEDS nė partneritet me Limak, partneritetin ARAS EDAS dhe Kiler; nė sektorin e ndėrtimtarisė me Gap Insaat dhe nė sektorin e patundshmėrive me Ēalik Gayimenkul; nė miniera me Lidya Madencilik dhe Polimetal Madencilik; nė tekstil me Ēalik Denim dhe Gap Pazarlama; nė sektorin financiar me Aktif Bank dhe Banka Kombėtare Tregtare (BKT); si dhe nė sektorin e telekomunikacionit me Albtelecom.

Ēalik Holding vazhdon pėrpjekjet me synimin pėr tė shtuar vlera nė jetėn e njerėzve nė ēdo sektor dhe vend qė operon, pėrmes ndėrmarrėsisė, strategjive racionale, rėndėsisė qė i kushton pėrfshirjes dhe diversitetit, modeleve inovative dhe tė qėndrueshme tė biznesit, si dhe investimeve nė teknologji dhe resurse njerėzore.



LIMAK Holding

LIMAK Holding është krijuar në vitin 1976. Gjatë zhvillimit kjo kompani është zgjeruar dhe zhvillon aktivitetet e saj në disa sektorë, duke përfshirë energjinë, turizmin, cementin, infrastrukturën, menaxhimin dhe operimin e aeroporteve, menaxhimin e porteve, si dhe sektorët e ushqimit dhe aviacionit.

Limak Construction ka kompletuar me sukses të plotë shumë projekte me vlerë të përgjithshme prej më shumë se 6 miliardë dollarë amerikanë, duke përfshirë aeroporte, porte, autostrada, hidrocentrale, fabrika industriale, tubacione të naftës dhe gazit, komplekse ndërtesash dhe hotelesh. Njëherësh është në mesin e kompanive ndërtuese më të mëdha ndërkombëtare të listuara nga revista Engineering News Record.

Një nga degët e kompanisë është edhe Limak Energy Group, që është aktive në tërë zinxhirin energjetik, duke përfëshirë prodhimin, distribuimin, shitjen dhe tregtimin e energjisë elektrike. Në targetet e saj strategjike, Limak Energy Group vazhdon të zhvillojë projekte të reja, me qëllim që të arrijë 5000 megavatë kapacitete prodhuese. Aktualisht, Limak Energy prodhon me 5 hidrocentrale, ndërsa deri në vitin 2014 kompania synon të lëshojë në prodhim edhe tri hidrocentrale të tjera. Kompania është bërë lidere në treg për shpërndarjen e energjisë elektrike, duke fituar tenderët për privatizimin e kompanive distribuese Bogazici dhe Akdeniz në Turqi dhe Kompaninë Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë.

Limak është i përfshirë në një gamë të gjerë të aktiviteteve energjetike.

Aktivitetet në gjenerim të energjisë elektrike:

  • Hidrocentrali Alkumru në lumin Dicle-Botan në Sirte me kapacitete të instaluara prej 266 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej mbi 1000 GWh.
  • Hidrocentrali Uzunçayır në lumin Munzur në Tunceli me kapacitet prej 84 MW dhe kapacitet vjetor prej 322 GWh.
  • Hidrocentrali Seyrantepe Dam në rrjedhën Peri të lumit Firat në Elazığ me kapacitet të plotë të instaluar prej 59 MW dhe kapacitet vjetor prej 164 GWh.
  • Hidrocentrali Pamuk në rrjedhën Pamuk në Mersin, me një kapacitet prej 24 MW dhe kapacitet vjetor të prodhimit prej 94 GWh.
  • Hidrocentrali Çal në kufinjtë e provincës Denizli me kapacitet prej 2.2 MW dhe prodhim vjetor prej 12 GWh.
  • Termocentrali gjeotermal Buharkent me kapacitet prej 15 MW dhe kapacitet vjetor prej 110 GWh.

Limak ka në ndërtim e sipër edhe disa hidrocentrale, si: Pembelik me kapacitet prej 130 MW dhe kapacitet vjetor prej 405 GWh, Tatar me kapacitet prej 131 MW dhe kapacitet vjetor prej 421 GWh, Kirazlık me kapacitet prej 45 MW dhe kapacitet vjetor prej 150 GWh, si dhe ka fituar tenderin për privatizimin e termocentralit me gaz natyror Hamitabat, me kapacitete operative prej 1156 MW dhe si pjesë e investimeve, Limak parasheh ta transformojë këtë termocentral me efiçientin në Turqi.

Shpërndarja e energjisë

Limak është akisionar në disa rrjete distributive:

  • UEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Bursa, Balıkesir, Çanakkale and Yalova. Ka 2.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 10 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • ÇEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat Yozgat, Sivas and Tokat dhe ka 725 mijë konsumatorë dhe shpërndan 3 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • BEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në pjesën evropiane të Stambollit. Gjithsej ka 4.3 milionë konsumatorë dhe shpërndan 25 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • AEDAŞ merret me shpërndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në provincat e Antalia, Isparta dhe Budur. Ka 1.7 milionë konsumatorë dhe shpërndan 7.5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 33% të aksioneve.
  • KEDS merret me shpëndarjen dhe shitjen me pakicë të energjisë elektrike në Kosovë. Ka 450 mijë konsumatorë dhe shpërndan 5 miliardë kWh. Limak ka në pronësi 50% të aksioneve.

Keds Call Center
Shërbime online
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00