Lajme & Ngjarje
Ja si përcaktohen çmimet e energjisë elektrike 30-11-2015

Publikuar ne portalin InFokusi http://infokusi.com/ja-si-percaktohen-cmimet-e-energjise-elektrike/

Rritja e çmimit të energjisë elektrike çdo herë është brengë e madhe e konsumatorëve dhe jo pak herë ankesat e tyre i drejtojnë në adresë të gabuar dhe nuk e dinë si vjen deri të rritja e çmimeve të energjisë dhe kush është autoriteti qe ka kompetenca për rritjen e çmimeve.

Përcaktimi i i tarifave të energjisë elektrike është një proces që udhëhiqet nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE).

“Tarifat e energjisë elektrike janë të bazuara në parimin e kostos reale të shërbimit për secilin grup të konsumatorëve në nivele të ndryshme të tensionit”, ka thënë zyrtarja e ZRRE-së, Adelina Murtezaj – Bajrami.

Ajo thotë se ZRRE merr parasysh edhe aspektin social, mjedisin, shëndetin, si dhe përballueshmërinë e çmimeve nga ana e konsumatorëve.

Por, pse ndodhë rritja e çmimeve të energjisë?

ZRRE shqyrton tarifat çdo vit, në mënyrë që të caktohet shuma e parave (Të Hyrat e Lejuara Maksimale– MAR), të cilën Kompanitë e Rregulluara lejohen ta mbledhin për ofrimin e një shërbimi të rregulluar.
“MAR përcaktohet gjatë Shqyrtimeve Periodike duke analizuar hollësisht shpenzimet dhe investimet të cilat kompanitë planifikojnë t’i realizojnë përgjatë periudhës rregullative. Niveli i MAR caktohet në atë masë që kompanive t’ju lejohen t’i mbulojnë kostot e arsyeshme. ZRRE ka vendosur për ngritje të çmimeve të energjisë vetëm atëherë kur operatorët e licencuar kanë arsyetuar nevojën e rritjes MAR në mënyrë që konsumatorëve t’ju sigurohet një shërbim i mirëfilltë me energji”, ka shtuar Murtezaj- Bajrami.
Të gjithë faturën, përkatësisht barrën e shpenzimeve për të gjitha këto kompani e bartë në hallkën fundore të zingjirit një kompani tjetër, Kompania Kosovare për Furnizim me energji elektrike (KESCO)  që është ndërmarrje e cila në vitin 2014 është transferuar nga KEDS në KESCO, ndërsa transferimi ka hyrë në fuqi me 01.01.2015.

“Kjo ndërmarrje kryen aktivitetin e furnizimit publik me detyrat dhe përgjegjësit që dalin nga ky aktivitet, furnizimin e konsumatorëve të rregulluar, leximin dhe faturimin e konsumatorëve”, ka theksuar zyrtarja e ZRRE-së.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00