Lajme & Ngjarje
Stabilizohet rryma në Kosavë të Dragashit 06-10-2016


Banorët e fshatit Kosavë të Dragashit kanë përfituar rrjet të ri energjetik. KEDS në këtë fshat,  ka investuar një trafo të re, si dhe ka bërë ndërrimin e 58 shtyllave.

Banorët e fshatit Kosavë shprehen të kënaqur me këtë investim në rrjetin e tyre të energjisë.

Kushtrim Guraj, i cili është edhe pronar i mediumit ”Opoja”,  tha se me këtë investim të KEDS-it, është përmirësuar dukshëm furnizimi me energji elektrike.  Ai tregon se rryma në këtë fshat ka qenë shumë e dobët.
 
“Tash e kemi rrymën e fortë”, shprehet ai.

Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se synim kryesor i këtij investimi, është përmirësimi i infrastrukturës dhe furnizimi më i mirë i energjisë elektrike për banorët e Kosavës.

“Përveç, përmirësimit të furnizimit më të mirë të energjisë, banorët e Kosavës, ndihen më të sigurt për shkak të largimit të kabllove dhe telave të shkapërderdhur që kanë qenë deri më tash”, tha Arapi.

Ai tregon se trafo, që ka furnizuar me rrymë një pjesë të konsumatorëve të këtij fshatit, ka qenë shumë e vjetër dhe më fuqi të vogël prej 160 kilovoltëve, ndërsa është zëvendësuar me një të re prej 400 kilovoltëve.

“Jemi të kënaqur me përfundimin e këtij projekti”, tha Arapi.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00