Lajme & Ngjarje
Trafo, kabllo dhe shtylla të reja për Pllanjakun e Dragashit 17-10-2016

Shtatëdhjetë konsumatorë të fshatit Pllanjak të Dragashit kanë përfituar rrjet të ri energjetik nga KEDS-i.

Naim Arapi, menaxher për projekte në KEDS tha se në këtë fshat janë ndërruar 38 shtylla të tensionit të ulët, si dhe është vendosur një trafo e re 400 kvA (kilovolt Apmer).

“Konsumatorët në këtë fshat deri më tash janë furnizuar me trafo 160kVA (kilovolt apmer), ndërsa tash ata furnizohen me një trafo të re 400 kVA(kilovolt  Apmer)” tha Arapi.

Banorët e fshatit Pllanjak, ndërkaq shprehen të lumtur për investimet e KEDS-it.

Abaz Çengaj tha se me këtë investim, jo vetëm që është stabilizuar rryma elektrike, por është eliminuar edhe rreziku nga kabllot e vjetra.

“Tash janë kabllot e izoluara dhe fshatarët nuk kanë frikë nga djegia”, shprehet ai.

Çengaj, i cili me profesion është krijues i letërsisë shqipe, shprehet i kënaqur me kualitetin e punës, që është bërë nga KEDS-i.

Edhe menaxheri i projektit në KEDS Naim Arapi tha se ky projekt ka përfunduar suksesshëm.

Ai falënderon banorët e këtij fshati, për bashkëpunimin që kanë treguar gjatë kryerjes së punimeve.

“Ky projekt ka përfunduar ashtu siç ishte parashikuar. Ne falënderojmë banorët e këtij fshati për bashkëpunimin që kanë treguar në vendosjen e shtyllave, ndërrimin e kabllove dhe vendosjes së trafos së re”, përfundoi Arapi.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00