Lajme & Ngjarje
Banorët e Shtërpcës të kënaqur me investimet e KEDS-it 19-10-2016


Banorët e fshatrave Brod, Firajë, Vërbeshticë e fshatrave të tjera që gjenden në zonën verilindore të komunës së Shtërpcës janë mjaft të kënaqur me rrjetin e ri të energjisë elektrike pas investimeve të KEDS-it në këtë rajon.

Afet Hasani, shef i Drejtorisë për Shërbime Publike, në komunën e Shtërpcës tha se rrjeti i energjisë elektrike në këtë rajon ka qenë tejet i stërvjetëruar, pasi që është vendosur që nga viti 1968.

“Investimet në ndërrimin e trafove të  vjetra në këto fshatra me mbi 3 mijë banorë janë mirëpritur nga ana e banorëve. Dukshëm janë eliminuar problemet në rrjet të energjisë elektrike dhe kjo sigurisht së është mjaft profitabile. Investimet e KEDS-it tashmë po bëhen në gjithë territorin e Shtërpcës”, tha Hasani.

Në anën tjetër zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala tha se me këto investime përveç që konsumatorët kanë përfituar shërbime dukshëm më kualitative edhe humbjet, si ato komerciale ashtu edhe teknike janë ulur.
 
“Në këto fshatra është vendosur trafo stacioni i ri i tipit shtyllë me konstruksion metalik. Janë vendosur mbi 210 shtylla të betonit, 6200 metra kabllo bistek të tensionit ulët dhe 1500 metra gjatësi e tensionit të mesëm”, tha Buzhalla.

Sipas tij, 92 konsumatorë janë përfitues të këtij projekti, në kuadër të të cilit po bëhet edhe demontimi i rrjetit të vjetër që është në gjendje tejet të rënduar.

Në fund Buzhala tha se KEDS deri më tani ka përfunduar qindra projekte, ku përfitues direkt janë mbi 100 mijë konsumatorë.

“KEDS përmes këtyre investimeve synon që të përmirësojë furnizimin me energji elektrike dhe të jetë sa më afër konsumatorëve”, tha ai.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00