Lajme & Ngjarje
Largpërçuesi i ri në fshatrat e Gjakovës 27-10-2016


Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka rinovuar rrjetin në fshatin Muhadër të Gjakovës.
Drejtori për Shërbime Publike në këtë komunë, Shkumbin Kastrati tha se ky investim ka qenë i nevojshëm, meqë disa herë kanë pranuar ankesa nga banorët për problemet me rrjet të energjisë elektrike në këtë pjesë.


Ai tha se investimet e KEDS kanë ndikuar në përmirësimin e  rrjetit, si dhe eliminimin e rreziqeve.

 “Investimet në fshatin Muhadër degëzimi Muhallë e Shehut konkretisht në segmentin e ri të Largpërçuesit Bistrazhin, ka ardhur në kohën e duhur”, tha Kastrati.

Sipas tij investimet e KEDS-it gjatë këtij viti kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin e rrjetit në shumë rajone të Gjakovës, ku janë ndërruar shtylla të tensionit të lartë dhe të mesëm me stabilimente përcjellëse.

Në degëzimin e largpërçuesit “Bistrazhini”, kyçet vendbanimi i quajtur Muhalla e Shehut me dy trafo stacione.

Sipas inxhinierëve të KEDS-it ky largpërçues është ndërtuar sipas të gjitha normave teknike.

“Largpërçuesi ka gjatësi prej 560 metrash dhe zëvendëson largpërçuesin e vjetër i cili kalon nëpër zonën malore me gjatësi prej 1150 metrash dhe është i dëmtuar”, thonë në KEDS.

Sipas kësaj kompanie prishjet më të mëdha në këtë dalje janë mu nga ajo zonë, ku përveç tjerash edhe shtyllat e kalbura dhe përçuesit e dëmtuar, shpeshherë kanë bërë që të ketë rënie te rrjetit energjetik.

“Janë ngritur dhe montuar 10 shtylla betoni 12 metrash. Janë montuar 13 konzolla metali, 133 izolatorë dhe janë instaluar 400 kilogram përçues”, thonë inxhinierët e KEDS-it.

Në Planin Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes deri në vitin 2025, parashihet  që të vendosen 3500 trafo stacione të reja bashkë me ato që do të rinovohen dhe mbi 2000 kilometra të rrjetit të ri, që do të kontribuojnë në modernizimin dhe avancimin e rrjetit të shpërndarjes në standarde evropiane.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00