Lajme & Ngjarje
Ymeri: KEDS vitin që shkoi vendosi mbi 207 trafostacione të reja 07-02-2017

http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja-101324/
http://indeksonline.net/ekonomia/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja-56835/
http://www.arbresh.info/lajmet/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/
https://www.gazetaere.com/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/
http://rtv21.tv/web/imeri-keds-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/
http://gazetablic.com/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/
http://infokusi.com/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/
http://aab-edu.net/media/gazetaknn/imeri-keds-vitin-qe-shkoi-vendosi-mbi-207-trafo-stacione-te-reja/


Me qëllim të përmirësimit të furnizimit me energji elektrike, KEDS, gjatë vitit që shkoi, ka vendosur mbi 207 trafostacione të reja. Nga këto investime kanë përfituar mbi 100 mijë konsumatorë.
Kështu ka thënë për KosovaPress, menaxheri i departamentit të kontrollit të investimeve në KEDS, Armend Ymeri.

Sipas tij, KEDS edhe këtë vit do të vazhdojë të investojë në këtë sektor, ku do të ndikojë në përmirësimin e kualitetit të rrjetit të distribucionit.

“Gjatë vitit 2016 , i kemi vendosur dikur rreth 207 trafostacione të reja . Po ashtu, kemi vendosur edhe dhjetë transformatorë energjetikë, si dhe vlen të përmendet që gjatë kësaj periudhe janë ndërruar edhe 173 transformatorë të mbingarkuar. Përparësi i kemi dhënë zonave aty ku kemi pasur rënieje të tensionit, humbje të fuqisë, si dhe fytet ku kanë qenë të ngushta. Vlen të përmendet regjioni i Podujevës, Gjakovës, Pejës e kështu me radhë”, tha Ymeri.

Ai shtoi se nga ky investim kanë përfituar rreth 100 mijë qytetarë.

“Gjatë vitit 2016, kanë përfituar diku rreth 100 mijë qytetarë, por qëllimi ka qenë aty që këta qytetarë të furnizohen me energji sa më kualitative. Pengesa, normalit gjatë kryerjes së punimeve ka pengesa por ekskluzivisht kemi pengesa gjatë gjetjes së lokacioneve për shkak të pronave private apo publike. Kemi bashkëpunim të mirë me komunat, zakonisht kërkojmë ndihmë prej komunave dhe këto probleme zgjidhen”, tha Ymeri.

Ndërsa investimet në përmirësim të kualitetit të rrjetit do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2017, thotë Imeri, duke treguar se nga këto investime do të përfitojnë shumë qytete dhe fshatra.
Sipas tij, transmisionet energjetikë do të ndikojnë në transferimin e energjisë prej nivelit të lartë në atë edhe më të lartë.

“Gjatë vitit 2017, kemi paraparë po ashtu projekte investive, të cilat ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të rrjetit distributor. Vlen të përmendet lartë përçuesi i Junikut, Bishtazhinit, e kështu me radhë. Transformatorët energjetikë bëjnë transferimin e energjisë prej nivelet të tensioneve më të lartë prej 35 deri në 90 kV. Këta transformatorë energjetik zakonisht përfshijnë diku rreth 20 deri në 30 mijë konsumatorë, këta transformatorë i kemi ndërruar për shkak se zakonisht ia ngrisim kapacitetin, bëhet rritja e fuqisë“, tha Ymeri.

Sipas tij, me këto investime që KEDS, ka paraparë në ndërtimin e trafo stacioneve do të përfitojnë qytetarët.

“Kjo nënkupton që qytetarët i përmirësohet energjia, përmirësohet tensioni tek qytetarët, jo vetëm tek ata qytetarë ku investohet trafo-stacionet por edhe atyre qytetarëve të cilët furnizohen prej trafostacionet ekzistuese. Edhe ata përfitojnë, sepse me ndërtimin e trafo stacioneve të reja edhe qytetarët që furnizohen me trafostacione ekzistuese përfitojnë, i rritet niveli i tensionit, nuk do të kenë rënie të tensionit,” tha Ymeri.

Ndryshe, KEDS gjatë vitit 2017 do të ketë investime në përforcimin e rrjetit distributiv në gjithë Kosovën.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000