Lajme & Ngjarje
Edhe Uça e Istogut ndjen investimet e KEDS-it 06-03-2017


http://www.ekonomia-ks.com/?page=2,5,396667
http://lajmi.net/edhe-uca-e-istogut-ndjen-investimet-e-keds-it/
http://zeri.info/ekonomia/133577/edhe-uca-e-istogut-ndjen-investimet-e-keds-it/
http://infokusi.com/edhe-uca-e-istogut-ndjen-investimet-e-keds/
http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/keds-vazhdon-reduktimet/
http://telegrafi.com/edhe-uca-e-istogut-ndjen-investimet-e-keds/
 

Investimi i radhës që i vjen Istogut nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike është ai në fshatin Uçë.
Uça, fshat ky që shtrihet në skajet e rajonit të Dukagjinit, aty ku takohet me Drenicën, është nën administrimin e komunës së Istogut.
Jeta Balaj - zëdhënëse e kësaj komune ka folur për rëndësinë që kanë këto investime në fshatrat siç është edhe Uça.
“Në Uçë në bazë të informacioneve dhe bashkëpunimit tonë me KEDS, investimet shkojnë në disa faza, porse vërehet që është bërë një punë e mirë dhe më se e nevojshme. Banorët e Uçës meritojnë projekte të tilla. Shtrirja e projekteve të KEDS-it në Uçë me siguri se ndikon në përmirësimin në radhë të parë të kualitetit jetësor e më pas edhe të furnizmit me energji”, tha Balaj.
Efeket e këtij investimi tashmë janë vërejtur edhe nga banorët e fshatit. Edon Loshaj, vlerëson se Uça e meriton një investim të tillë.
“Shihet se janë bërë investime. Shihen edhe me sy të lirë por edhe kualiteti i tensionit është më stabil. Megjithatë efektet edhe më pozitive priten në të ardhmen”, shprehet Loshaj.
Numri i familjeve që kanë përfituar nga investimi i KEDS-it në fshatin Uçë të Istogut është 75, ndërsa KEDS ka bërë të ditur se në kuadër të këtij projekti investiv, janë vënë 58 shtylla betoni për tension të ulët, 65 shtylla betoni për tension të mesëm, 3 mijë e 800 metra kabllo për tension të ulët si dhe 3 transformatorë të rinj.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000