Lajme & Ngjarje
Trafo për familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës në Prizren 09-03-2017

 

http://periskopi.com/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://www.insajderi.com/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://prizrenpress.com/ekonomi/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://telegrafi.com/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://zeri.info/ekonomia/133963/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://infokusi.com/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

http://gazetablic.com/trafo-per-familjet-e-deshmoreve-dhe-invalideve-te-luftes-ne-prizren/

 


Familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale në Prizren do të përfitojnë një trafo të re.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS ka planifikuar që të vendos një trafo për  ndërtesën e përbashkët të këtyre familjeve, e cila gjendet afër gjimnazit “Loyola” në Prizren.

Kuvendi i Prizrenit,  të enjten  me shumicë votash ka miratuar kërkesën e KEDS-it, që në hapësirën publike të vendoset trafoja për këto familje.

Drejtori i Urbanizmit në Prizren, Visar Islamaj, tha se ky investim  i  KEDS-it, është një ndihmë e madhe për  familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe rasteve sociale.

“Vendosja e trafos është në interes të këtyre familjeve, prandaj Komuna duhet t’ia lëshojë hapësirën publike”, tha Islamaj.

Ndërkaq, pro lejimit të hapësirës publike për vendosjen e trafos kanë qenë edhe kuvendarët e Prizrenit.

Kuvendari i PDK-së, Alush Shala tha se duhet të falënderohet KEDS-i për  interesimin që ka treguar për vendosjen e trafos në ndërtesën e re të familjeve të dëshmorëve.

“Duhet të falënderohet KEDS-i për këtë investim, prandaj kuvendarët e PDK-së do të votojnë pro vendosjes së trafos në hapësirën publike”, tha Shala.

Me shumicë votash, Kuvendi i Prizrenit ka miratuar kërkesën e KEDS-it për vendosjen e trafos në hapësirën publike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ditë më parë premtoi se investimet në komunën e Prizrenit nuk do të mungojnë as sivjet.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00