Lajme & Ngjarje
KEDS rregulloi furnizimin në Ruvc të Lipjanit 07-04-2017

http://www.insajderi.com/keds-rregulloi-furnizimin-ne-ruvc-te-lipjanit/
http://lajmi.net/keds-rregulloi-furnizimin-ne-ruvc-te-lipjanit/
http://telegrafi.com/keds-rregulloi-furnizimin-ne-ruvc-te-lipjanit/
http://infokusi.com/keds-rregulloi-furnizimin-ne-ruvc-te-lipjanit/
http://gazetablic.com/keds-rregulloi-furnizimin-ne-ruvc-te-lipjanit/
http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,4,397471
 
151 familje të fshatit Ruvc të Lipjanit tashmë kanë rrjet të ri elektrik, që mundëson rryma të jetë më e fortë, shërbimet më kualitative dhe të bëjnë  biznes më lehtë.
Tensioni i ulët, shtyllat elektrike, rrjeti i vjetër nuk do të jetë më problem për banorët e fshatit Ruvc i Vjetër të Lipjanit. Me punimet në rrjetin energjetik që ka bërë KEDS-i problemi është zgjidhur për shumë dekada të ardhshme.

Gjithkund të bien në sy shtyllat e reja dhe përçues të fortë elektrik. Me këtë pamje të re energjetike, tash “Ruvci nuk është më i vjetër, por i ri”.
Asgjë nuk është si më parë, shprehen të gëzuar banorët.

“Ndryshimi është 100 për qind, rrjeti është i ri, rryma ma e fortë dhe biznesin e punojmë më lehtë. Më parë na është dashur që lopët t’i mjelim me dorë, tash po përdorim makinën dhe qumështin e dërgojmë me kohë të kompania e qumështit Bylmeti, është puna me të cilën ne jetojmë”, thotë Liridon Hajdini, banor i fshatit.

Gjatë realizimit të punimeve në projektin Ruvc i Vjetër është bërë implementimi i shtyllave të tensionit të ulët, 20 shtylla të tensionit të mesëm, 6363 m rrjet i tensionit të ulët, 800m rrjet i tensionit të mesëm, 1 trafoblindë me fuqi të transformatorit 630 kVA.

Me vendosjen e kabllove bistek është rritur edhe siguria e konsumatorëve për tensionin e ulët.
Numri i familjeve të cilët kanë përfituar nga realizimi i këtij projekti është 151.

Gjatë këtij projekti është bërë edhe demontimi i rrjetit të vjetër që kanë qenë më parë.

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, sikur në tërë Kosovën edhe në këtë rast po aplikon MasterPlanin 10-vjeçar, që u jep përparësi zonave me rënie të mëdha të tensionit. Edhe ky investim është në kuadër të përmirësimit të shërbimeve kualitative të konsumatorëve dhe zvogëlimin e humbjeve.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00