Lajme & Ngjarje
KEDS me dy projekte investive në Llozicë 18-04-2017

http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,5,397581
http://www.ekonomiaonline.com/nacionale/keds-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://www.insajderi.com/keds-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://periskopi.com/keds-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice-110303/
http://www.arbresh.info/lajmet/keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice/
https://www.gazetaere.com/keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://www.10minuta.com/lajme/52736-keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice
http://www.botasot.info/gjakova-kosova/685785/keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://rtv21.tv/keds-dy-projekte-investive-ne-llozice/
http://lajmi.net/keds-me-dy-projekte-investive-ne-llozice/

Investimi i radhës që i erdh rajonit të gjerë të Gjakovës nga KEDS është ai në fshatin Llozicë.

KEDS ka zgjidhur problemin e kamotshëm me dy projekte madhore investive, për më se 200 konsumatorë të kësaj ane.

Trafostacione të reja, rikonstruktimi i rrjetit të tensionit të ulët, ndërtimi i largpërçuesit 10 kilovatësh dhe montimi i 100 shtyllave të reja të betonit, janë disa nga investimet që Llozicës i kanë ardhur në kuadër të dy projekteve të realizuara sipas dinamikës së paraparë, njoftojnë në KEDS.

Në mesin e 194 konsumatorëve përfitues në lagjet Zogaj dhe Foniqt, është edhe Arbnor Dobruna, i cili shprehet i lumtur që projekte të tilla kanë arritur në këtë anë.

“Investimet që shihen, se pari i kanë dhënë gjallëri fshatit. Shpresoj se kanë ulur edhe rrezikun e avarive serioze. Llozica ka pasur nevojë tash e shumë vjet për investime. Këtu në të kaluarën nuk kanë funksionuar as amvisëritë më elementare për jetën, si pasojë e tensionit të ultë dhe jo stabil”, shprehet Dobruna.

Vetëm në lagjen Zogaj KEDS nga ngritur 58 shtylla të tjera të reja nga betoni si dhe ka investuar në shtrirjen e rreth 2 mijë e 500 metrave kabllo të re.

Ditë më parë në një deklarim për media Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka përgëzuar KEDS-in për projektet investive që ka shtrirë gjatë vitit 2016 në rajonin e Gjakovës, duke u shprehur se pret projekte të tilla edhe gjatë këtij viti.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00