Lajme & Ngjarje
Privatizimi i KEDS-it sjell qasje tjetër në mbështetje të konsumatorit 02-05-2017


http://periskopi.com/privatizimi-keds-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
http://lajmi.net/privatizimi-i-keds-it-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
http://aab-edu.net/media/gazetaknn/privatizimi-keds-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
https://www.gazetaere.com/privatizimi-i-keds-it-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
http://www.botasot.info/kosova/693177/privatizimi-i-keds-it-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/privatizimi-i-keds-it-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit-112193/
http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,4,397895
http://www.ekonomiaonline.com/ekonomi/biznes/privatizimi-keds-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
http://gazetablic.com/privatizimi-keds-sjell-qasje-tjeter-ne-mbeshtetje-te-konsumatorit/
https://www.facebook.com/periskopiplus/videos/1414697428591897/?hc_ref=PAGES_TIMELINE
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=159642

Skender Ibrahim Begi, nga Babaj Bokës brengën e tij për rrëzimin e një shtylle elektrike e kishte paraqitur në KEDS, përmes faqes së Facebookut të kësaj kompanie. Ai është habitur me reagimin e shpejtë që i kishte ardhur nga teknikët e KEDS-it në ato ditë të ftohta të janarit.
“Unë për herë të parë kam shkruar për një problem. Ka qenë mbas dite vonë dhe vërtetë jam mahnitur me interesimin aq të madh, brenda 10 minutave i kam marrë 5 thirrje nga KEDS-i në Gjakovë dhe në Prishtinë. Të nesërmen në mëngjes asht rregullu problemi”, thotë Begi.
Ngjashëm sikurse Skender Ibrahim Begi, edhe Adem Zhegrova nga Prishtina ka përdorur mesazhet e Facebookut për të paraqitur problemin e mungesës së rrymës në një fazë të lagjes Kodra e Trimave.
Ai kishte shkruar në orën 13:52 të datës 14 mars për problemin e lagjes, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në orën 14:15 pas reagimit të shpejtë të KEDS, kishte shkruar “Flm. U rregullua faza”.
“Shumë i lehtë komunikimi. Na ka ndihmuar shumë”, thotë Zhegrova.
Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, thotë se kompania duke parë që komunikimi gjithnjë e më shumë është duke u bartur tek rrjetet sociale ka investuar në këtë kanal.
“Kemi angazhuar 12 pjesëtar të brendshëm dhe të jashtëm të stafit që të jenë gjatë gjithë ditës të qasshëm në Facebook, në mënyrë që t’u japim përgjigje të gjitha kërkesave të konsumatorit”, thotë Buzhala.
Sipas tij, varësisht nga kushtet e motit ndryshon edhe sasia e mesazheve dhe thirrjeve që pranohen nga konsumatorët.
“Në raste të motit të ligë, pranojmë me qindra mesazhe në ditë”, thotë ai.
Buzhala tregon se përafërsisht edhe 12 persona të tjerë punojnë edhe në Qendrën e Thirrjeve që është e qasshme 24 orë në ditë gjatë gjithë vitit.
Avnora Z. Morina nga Gjakova po ashtu ka përdorur mesazhet e Facebookut për të paraqitur problemet e veta me energjinë elektrike. Pas rregullimit të problemeve teknike ajo shprehet e kënaqur me këtë mundësi.
“Ky shërbim nëpërmjet Facebookut më duket shumë praktik, i pa kushtueshëm dhe përdoret nga çdo njeri”,  thotë Morina.
Ndërsa Sinan Prushi, mendon se reagimi në rastet që lajmërohen përmes Facebookut janë më të shpejta.
“Është komunikim më i lehtë. Ka ardhur ekipi i KEDS më shpejt sesa me thirr në telefon”, thotë Prushi.
Popullarizimi i vazhdueshëm i rrjeteve sociale dhe avancimi i aplikacioneve komunikuese i këtyre rrjeteve, ka bërë që shumë kompani në botë të bartin komunikimin e tyre me klient nga kanalet tradicionale siç janë telefonat dhe emailat në kanalet e rrjeteve sociale.
Ky zhvillim duket se nuk ka lënë anash as kompanitë vendore, të cilat gjithnjë e më shumë po i bashkohen shembullit të KEDS-it. 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000