Lajme & Ngjarje
KEDS hapi dy biblioteka për nxënësit e Morinës dhe Reznikut 01-06-2017


Këto dy shkolla tashmë kanë në këndet e tyre të leximit të ndërtuara po nga KEDS-i, mbi 1000 libra të grumbulluara nga aksioni vullnetar i punëtorëve të kompanisë.

Nxënësit e shkollave të Morinës së Skenderajt dhe Reznikut të Vushtrrisë e kanë festuar Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve në mënyrën më të mirë të mundshme. Këngës e valles me 1 Qershor i janë shtuar edhe bibliotekat me kënde të leximit që kanë qindra libra në raftet e tyre, dhuratë nga KEDS-i dhe punëtorët e kompanisë, të cilët në mënyrë vullnetare kanë grumbulluar mbi 1000 libra.
Përurimin e tyre e ka bërë Drejtori i Shërbimeve të KEDS-it, Zafer Yilmaz.

“Ky projekt është për shkrimtarët e ardhshëm, dhe e ardhmja është këtu, me punëtoret e KEDS së bashku, ideja ka qenë të bëjmë diçka, vetëm nga një punëtor i joni kemi mbledhur 600 libra", tha Yilmaz.

Ai ka falënderuar të gjithë punëtorët e KEDS-it dhe KESCO-s që në një kohë shumë të shkurtër kanë arritur të grumbullojnë më shumë se 1 mijë libra për shkollat. “Ju lutem pranoni këtë dhuratë nga vëllezërit dhe motrat tuaja. Ju jeni e ardhmja e Kosovës”, ka thënë Yilmaz.

Drejtori i shkollës fillore "Drenica" të Morinës, Gëzim Gashi, ka falënderuar KEDS- in dhe gjithë punëtorët e saj për këtë bibliotekë. Ai tha se tani e tutje nxënësit e kësaj shkolle do të kenë librat në shkollë dhe nuk do të detyrohen t’i blejnë ato.

"Shkolla jonë fatkeqësisht asnjëherë nuk ka pasur bibliotekë, një mungesë e madhe për nxënësit dhe mësimdhënësit dhe në mungesa të librave u detyruan t’i blejnë ato, mirëpo falë ndihmës së KEDS-it tani e tutje nuk do e ndjejnë mungesën e librit. Këtë bibliotekë do ta gëzojnë tani e tutje afër 540 nxënës", tha drejtori i shkollës.

Ndërsa, drejtori i shkollës fillore të Reznikut, Faruk Selimi, ka falënderuar KEDS-in për hapjen e kësaj biblioteke në shkollën e tyre, dhe ka ndarë mirënjohje për drejtorin e Shërbimeve të KEDS-it.
"Ju falënderoj për kontributin e dhënë për shkollën ‘Reznik’ për hapjen e bibliotekës si dhe për titujt e librave shkollorë. Jam i nderuar që sot po bëjmë hapjen e bibliotekës, ku 1 Qershori është edhe një ditë e veçantë e Abetares, ku nxënësit tanë kanë përmbyllur një kapitull të rëndësishëm, dhe hapja e bibliotekës korrespondon po me datën ku nxënësit kanë mundësi të vazhdojnë rrugën e diturisë", tha Selimi.

Ky nuk është aktiviteti i vetëm që KEDS dhe punëtorët kanë bërë për shkollat. Javë më parë ishte lyer shkolla fillore “Fan Noli” e Kamenicës, që ishte në gjendje shumë të rëndë, përderisa më herët janë formuar dhe kompletuar po nga KEDS-i 7 laboratorë të informatikës në 7 shkolla anekënd Kosovës.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000