Lajme & Ngjarje
KEDS i shtrin investimet edhe në Shakovicë të Podujevës 14-06-2017


http://aab-edu.net/media/gazetaknn/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://www.arbresh.info/lajmet/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://periskopi.com/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://rtv21.tv/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://gazetablic.com/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves-118845/
http://telegrafi.com/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/
http://infokusi.com/keds-shtrine-investimet-edhe-ne-shakovice-te-podujeves/

Shakovica, zonë e rëndësishme në rajonit të Podujevës tashmë i ka ndjerë investimet nga KEDS. Investimet kanë të bëjnë me përmirësimin e cilësisë së energjisë, kualitetin dhe sigurinë.

KEDS ka bërë të ditur se ka shtrirë projektin investues në lokacione ku gjendja ishte jo e mirë dhe jo stabile për shkak të rrjetit të stërvjetëruar.

“Në lokacionet problematike, respektivisht në projektin TS Shakovicë tek Mali 2, në Shakovicë të Komunës së Podujevës, për shkak të tensionit të dobët  dhe  gjendjes shumë të keqe të rrjetit, që paraqet rrezikshmëri për banorët e fshatit Shakovicë, është bërë instalimi i rrjetit të ri elektrik”, thonë ndër të tjera në KEDS.

KEDS po ashtu ka bërë të ditur se në këtë rajon të Podujevës, gjegjësisht në fshatin Shakovicë ka realizuar edhe rritjen e fuqisë së trasnformatorit energjetik.

Nga ky investim në Shakovicë përfitojnë saktësisht 101 ekonomi familjare. Imran Azemi, banor i këtij fshati, thotë se pret shumë që investimi të ndjehet me efekte pozitive në këtë anë.

“Kemi hequr të zitë e ullirit. Tash presim që efeketet pozitive të vërehen. KEDS është parë se ka punuar në terren dhe është thënë se punët do të vazhdojnë edhe këto ditë”, shprehet Azemi.

Pritet që KEDS të vazhdojë deri në përfundim edhe me vënien e disa shtyllave të tjera të betonit dhe shtrirjen e kabllove në vazhdim.

KEDS gjatë viteve 2015, 2016 dhe vitin në të cilin jemi ka shtrirë investime të mëdha në rajonin e Podujevës për çfarë edhe kryetari i kësaj komune, Agim Veliu ishte shprehur i kënaqur me rritjen e dinamikave të punës nga KEDS.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 038 501 701 1000
038 791 000