Lajme & Ngjarje
Banorët e Jetës së Re të Lipjanit tash janë rehat me rrymën 22-06-2017

http://telegrafi.com/banoret-e-jetes-se-re-te-lipjanit-tash-jane-rehat-rrymen/

http://gazetablic.com/banoret-e-jetes-se-re-te-lipjanit-tash-jane-rehat-rrymen/

http://lajmi.net/banoret-e-jetes-se-re-te-lipjanit-tash-jane-rehat-me-rrymen/

http://periskopi.com/banoret-e-jetes-se-re-te-lipjanit-tash-jane-rehat-rrymen/

http://www.sovrani.info/oda-e-afarizmit-kerkon-ndihme-nga-qeveria/

http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,5,398920


Fokus i investimeve nga KEDS ka qenë edhe fshati Jeta e Re në komunën e Lipjanit.230 familje në këtë fshat tash janë bërë rehat me rrymën. Problemet me shtyllat e vjetra dhe tensionin e dobët tashmë i takojnë të kaluarës.

Projektet investive të KEDS-it, të zbatuara në këtë anë, ndikojnë drejtpërdrejt në furnizimin kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këtë rajon.

Sipas planit KEDS-i ka përfunduar punimet në fshat, duke implementuar 140 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të mesëm, 6300m rrjet  të tensionit të ulët dhe 1200m rrjet të tensionit të mesëm. 

Me rritjen e popullsisë në këtë fshat janë në rritur edhe nevojat për shtimin e kapaciteteve të reja energjetike. KEDS ka bërë këtë të mundur dhe banorët thonë se tani jetën e kanë më të lehtë.   

“ Një shi që binte, telat i binin për tokë dhe rryma u nalke. Edhe kur kishim rrymë u kanë shumë e dobtë, e u deshke me prit 5-6 orë me u nxe bojleri. S’ na rehatojke kurrë. Tash 100 mijë hise është më mirë dhe na po jetojmë më mirë”, ka thënë Mejreme Golloreni nga ky fshat.

Nga rrjeti i ri energjetik që ka implementuar KEDS-i në fshat kanë përfituar edhe bizneset që zhvillojnë veprimtarinë këtu.   

“Kjo është e mirëseardhur. Kemi qenë katastrofë. Telat e tensionit të lartë na kalonin përmbi fabrikë. Tash na i kanë largu dhe ndjehemi më rehat. Makinat e punës kanë qenë të rrezikuara kur punonin me rrymë njëfazore. Tash më nuk kemi probleme”, ka thënë Nexhmedin Krasniqi, pronar i fabrikës për dyer dhe dritare “Dugi” në fshat.

Në kuadër të planit zhvillimor KEDS parasheh eliminimin e të gjitha lokaliteteve me rënie të tensionit në tërë territorin e vendit, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit në bazë të kërkesave të popullatës dhe ekonomisë.    


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00