Lajme & Ngjarje
Me një ndihmë të vogël, mund të dalin shkrimtarë të mëdhenj 23-06-2017


Stafi i KEDS-it u kthyen përsëri në shkollën “ Drenica” në Morinë, ku më 1 qershor hapën bibliotekën në këtë shkollë. Kësaj radhe morën pjesë në promovimin e përmbledhjes librit me poezi  “Abetare Jam”, të nxënëses të klasës së gjashtë të kësaj shkolle, Alketa Kuçica.

 Alketa kishte në dorëshkrim 115 poezi dhe dëshira e saj ishe që këto të bashkohen në një libër e të botohen. KEDS mbajti premtimin dhe mundësoi që këto poezi të Alketës te shohin dritën.

 Shkolla ishte mbushur me artdashës e mysafirë. Fjalën e mori drejtori i shkollës, Gëzim Gashi, i cili i pati dy fjalë: “Na keni nderu me botimin e librit të nxënëse sonë Alketa, ju falënderoj të gjithëve që ndihmuan për botimin e librit”, është shprehur drejtori. 

 Aty erdhi edhe poeti që redaktoi librin e Alketës, Hysen Kqiku, i cili foli për vlerat e poezive dhe tregoi për iniciativën dhe rrugën e realizimit të kësaj vepre.

“Janë poezi që kanë shpirt, janë origjinale, didaktive dhe me krahasime shumë të bukura. Kjo vajzë inteligjente do të bëhet një shkrimtare e njohur në të ardhmen”, tha Kqiku.
U lexuan edhe shumë poezi nga krijues dhe nxënës dhe u bënë shumë fotografi për të mbetur në kujtesë me shkrimtaren e ardhshme.

Kishin ardhur edhe prindërit  Alketës, të cilët dukeshin shumë të gëzuar.

“Me të vërtet jemi shumë të lumtur. Se kisha besu që mund ta mbërrij këtë ditë. Falënderoj të gjithë ata që bënë të mundur botimin e librit”, thotë babai i Alketës, Safet Kuçica.
Në fund drejtori i shkollës ndau disa mirënjohje për kontribuuesit e librit.

“ Me një ndihmë të vogël mund do të dalin shkrimtar dhe poet të mëdhenj”, tha Drejtori i Shërbimeve në KEDS, Zafer Yilmaz gjatë pranimit të mirënjohjes.
Në rreshtat e fundit të klasës ishte ulur Alketa e emocionuar me librin e saj në dorë.

“Kam pasur një punë të palodhur deri tash dhe do të vazhdoj të shkruaj edhe shumë libra në të ardhmen”, ka thënë Alketa.
U ndamë me këta njerëz të vullnetit të mirë dhe në mendje kishim takimin e radhës.   

                                  
      


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00