Lajme & Ngjarje
Transformatorë, shtylla e kabllo të reja për Lugbunar të Gjakovës 30-06-2017


http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves-120996/
http://www.zeri.info/ekonomia/150739/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves/
http://www.elajm.com/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves/
http://periskopi.com/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves/
http://lajmi.net/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves/
http://www.thealbanian.co.uk/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves.html
http://kosova-info.com/transformatore-shtylla-e-kabllo-te-reja-per-lugbunar-te-gjakoves/
http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,5,399151

Lugbunari i Gjakovës është një fshat i qetë, me banorë punëtorë, një komunitet i kulturuar, mikpritës dhe me shpirt ndërmarrës që tashmë po e gëzon edhe investimin energjetik nga KEDS-i.
Për dy vite rresht KEDS-i, në këtë fshat ka zëvendësuar në tërësi rrjetin energjetik, nga ai i vjetër me të riun, sipas standareve të larta evropiane.
Në KEDS kanë treguar që në Lugbunar kanë vendosur transformatorë të rinj, shtylla betoni e kabllo të reja.
“Një Transformator i ri me fuqi 400 kVA, një tjetër transformator i ri me fuqi 250 kVA, dhe një tjetër po ashtu i ri me fuqi 100 kVA, që gjithsej janë tre. Si dhe 7 mijë e 500 metra kabllo ajrore për tension të ulët bashkë me 60 shtylla betoni për tension të mesëm dhe 116 shtylla betoni për tension të ulët janë investimet për fshatin Lugbunar” thuhet në njoftimin e KEDS.
Efektet tashmë ndjehen nga komuniteti.  Kualiteti dhe stabiliteti i tensionit në furnizim janë produkt i investimeve të KEDS-it në këtë fshat. Kjo i ka gëzuar si ekonomitë familjare ashtu edhe bizneset e vogla në këtë rajon.
Në mesin e përfitueseve është edhe Frashër Nikaj, një banor i cili thotë se para këtij investimi, banorët kanë hequr të zitë e ullirit nga tensioni jo-stabil.
“U bënë disa muaj që ne kemi tension stabil. Nuk rrezikojmë me ekonomitë tona e as elementët e amvisërisë”, shprehet Nikaj.
Edhe përfaqësues të familjeve Laskaj, Frrokaj e Dodaj u shprehen mirënjohës ndaj KEDS- it.
Sipas KEDS-it 102 ekonomi familjare e biznesore të këtij fshati janë përfitues nga ky investim.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00