Lajme & Ngjarje
Njëmijë ekonomi përfitojnë nga projekti i KEDS-it në Pejë 10-07-2017

http://www.ekonomia-ks.com/?page=1,5,399373

http://zeri.info/ekonomia/151916/njemije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-i-keds-it-ne-peje/
http://telegrafi.com/njemije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-keds-ne-peje/
http://gazetablic.com/njemije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-keds-ne-peje/
https://www.gazetaere.com/nje-mije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-i-keds-it-ne-peje/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/nje-mije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-i-keds-it-ne-peje-121959/
http://aab-edu.net/media/gazetaknn/nje-mije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-keds-ne-peje/
http://www.botasot.info/peja-kosova/728095/nje-mije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-i-keds-it-ne-peje/
http://www.elajm.com/njemije-ekonomi-perfitojne-nga-projekti-i-keds-it-ne-peje/

Rreth një mijë familje dhe biznese të shtrira në zonën qendrore të qytetit të Pejës, që nga ‘Dulia’ tek ‘Ura e Gurit’ e gjer te Hoteli ‘Gold’, kanë përfituar tension stabil, energji kualitative dhe kanë shmangur rrezikun e avarive të ndryshme energjetike ndër vite.

Kjo është bërë e mundur pas projektit investiv nga KEDS-i, që tashmë ka përfunduar dhe është mirëpritur nga të gjithë banorët e komunitetit.

“Ne kemi kuptuar rëndësinë dhe nevojën e këtij investimi në kohë. Janë vënë rreth
40 shtylla betoni për tensionin e ulët dhe 1 mijë e 600 metra kabllo. Kurse trafo ka qenë investim i mëhershëm. Ky është një investim nga i cili kanë përfituar më se një mijë ekonomi familjare e biznesore”, deklaron zëdhënës i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Në këtë zonë të qytetit të Pejës ka biznese të shumta dhe po ashtu institucione publike, por edhe banesore, ndaj edhe ndikimi pozitiv i këtij projekti vërehet dukshëm te të gjithë përfituesit. Njëri nga të cilët është edhe Fidan Dauti, me një biznes të vogël në këtë anë. Dauti shprehet i kënaqur me investimin e KEDS-it, për të cilin thotë se ka qenë koha e fundit për t’u bërë diçka para se rreziqet nga rrjeti i vjetruar të bëheshin më se serioze.

“Ka qenë koha e fundit për të ardhur ky investim. Puna është kryer mirë dhe ka ndiku që të na vije një furnizim stabil me rrymë. Për bizneset rryma është sikur ajri, andaj kjo që ka bërë KEDS-i është projekt që na ka ndihmuar shumë”, deklaron Dauti.

Projekti në fjalë i KEDS-it, përfshinë disa bashkësi territoriale të qytetit të Pejës. Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë në komunën dhe rajonin e Pejës, po vazhdojnë nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS.

 

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00