Lajme & Ngjarje
Komunikatë për media 28-09-2017

 

KEDS do të ndalë transformatorin TR1 në nënstacionin e Lipjanit me kërkesë të KOSTT-it, Parku i Biznesit do të ballafaqohet me rënie të tensionit gjatë vikendit


Ju njoftojmë se me kërkesë të KOSTT-it do të shkyçet transformatori TR 1 në nënstacionin (NS) 110/35/10 kV Lipjani nga data 30 shtator deri me 1 tetor në ora 7:00. Transformatori T3 do të jetë në punë gjatë periudhës së njëjtë kohore.

Punimet e KOSTT-it do të zgjasin deri në fund të vitit dhe mund të ketë edhe kërkesa tjera për shkyçje të transformatorit TR1 në NS Lipjani.
Linja 35 kV Magure-Parku i Biznesit do të jetë jashtë operimit, por janë ndërmarrë masat për furnizim alternativ të bizneseve nga linja 35 kV TC Kosova A-Parku Biznesit. Për shkak se kjo linjë ka kapacietet të kufizuar, gjatë kohës që TR1 do jetë jashtë operimit, në kohën e lartëcekur pritet të ketë rënie të kualitetit të funizimit (ulje të tensionit). 

KOSTT dhe KEDS lusin për mirëkuptim nga bizneset dhe konsumatorët që afektohen nga këto punime. Rehabilitimi i NS 110/35/10 kV Lipjani do të ndikojë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit për rajonin e Lipjanit.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00