Lajme & Ngjarje
Komunikatë për media 02-10-2017


Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe përfaqësuesit e ushtrisë amerikane të KFOR-it, në bashkëpunim me KEDS po ndihmojnë në rritjen e efikasitetit dhe profesionalizmit në zbulimin dhe ndjekjen e veprave penale që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Zyra e Departamentit të Drejt?sis? s? SHBA-s?, Zyra e Zhvillimit, Ndihm?s dhe Trajnimit t? Prokurorëve (OPDAT) në Prishtinë, me mbështetjen e avokatëve të Ushtrisë Amerikane në KFOR, kanë inicuar dhe po e mbështesin një projekt i cili ka për qëllim rritjen e bashkëpunimit ndërmjet KEDS, Prokurorisë së Shtetit dhe Gjykatave për të përmirësuar efikasitetin dhe proceset e ndjekjes së  veprave penale që lidhen me vjedhjen e energjisë elektrike.

Në një takim të përbashkët të mbajtur në Hotel Dukagjini në Pejë më 21 shtator 2017 palët ranë dakord që të inicojnë procese për të avancuar përgatitjen e rasteve dhe përpjekjet për të zgjidhur rastet me marrëveshje të pranimit të fajësisë pa shkuar në gjykim. Të dy këto masa pritet të shkurtojnë kohën e përpunimit të lëndëve penale, në mënyrë që prokurorët dhe gjyqtarët të mund të shfrytëzojnë kohën e tyre në mënyrë më efektive.

KEDS e ka mirëpritur këtë iniciativë. Që nga themelimi i KEDS, katër vjet më parë, ka pasur mijëra raste të vjedhjes së energjisë elektrike të dërguara në zyrat e prokurorive dhe të gjykuara nga gjyqësori.

"Kjo do të ndihmojë të gjitha palët, duke përfshirë KEDS-in, prokurorinë, gjykatat dhe konsumatorët e afektuar nga kjo dukuri. Kjo iniciativë, ku proceset avancohen përmes dialogut të drejtpërdrejtë, është për t'u përshëndetur. Kjo do ta lehtësojë shumë punën tonë", tha Bujar Jupaj, drejtor i Departamentit për Matjen dhe Kontrollin e Humbjeve në KEDS. Gjatë takimit ai bëri një prezantim të hollësishëm para prokurorëve dhe gjyqtarëve, përmes përshkrimeve dhe fotografive të metodave të ndryshme të vjedhjes së energjisë elektrike dhe metodat e KEDS-it për dokumentimin dhe trajtimin e vjedhjeve.

Ky pilot projekt fillimisht do të fokusohet në rajonin e Pejës dhe gradualisht do të zgjërohet për të përfshirë Prishtinën dhe pastaj pjesë të tjera të Kosovës.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00