Lajme & Ngjarje
Investime të reja të KEDS-it në zonat turistike të Pejës 10-10-2017

http://www.elajm.com/investime-te-reja-te-keds-it-ne-zonat-turistike-te-pejes/
http://aab-edu.net/media/gazetaknn/investime-te-reja-te-keds-ne-zonat-turistike-te-pejes/
http://gazetatribuna.com/lajme/investime-te-reja-te-keds-ne-zonat-turistike-te-pejes/
https://www.gazetaere.com/investime-te-reja-te-keds-it-ne-zonat-turistike-te-pejes/
http://lajmi.net/investime-te-reja-te-keds-it-nezonat-turistike-te-pejes/
http://www.botasot.info/peja-kosova/770235/investime-te-reja-te-keds-it-ne-zonat-turistike-te-pejes/
http://gazetablic.com/investime-te-reja-te-keds-ne-zonat-turistike-te-pejes/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/investime-te-reja-te-keds-it-ne-zonat-turistike-te-pejes-133856/


Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS në kuadër të Master Planit investiv tashmë ka filluar projektet  në rajonet me rëndësi të madhe për turizmin në Pejë.

“Maja e zezë” në Pejë, rajon që vitet e fundit po shquhet për zhvillimin e veprimtarisë turistike e hoteliere, si: Peklena, Rosuja dhe Shtupeqi i Madh i Rugovës, së shpejti pritet të përfitojnë nga investimet e KEDS-it.

Këto katër projekte të ndara në faza dhe dinamika kohore kanë të bëjnë me ndërtimin e rrjetit, realizimin e projekteve të reja, si dhe përmirësimin dhe rritjen e kualitetit të furnizimit  aty ku ka shtrirje.

Për të biseduar rreth këtyre investimeve dhe të tjerave që janë në plan, të premten ka ardhur në komunën e Pejës drejtori ekzekutiv i KEDS-it, George Karagutoff, me ç’ rast është takuar me kryetarin e komunës në detyrë, Gazmend Muhaxhirin.

“Kishim kënaqësinë të presim në takim Drejtorin Ekzekutiv të KEDS-it, Karagutoff  me të cilin biseduam për realizimin projekteve të radhës, Maja e Zezë, Peklena, Shtupeq i Madh dhe Rosuja.”- ka thënë Muhaxheri.

Këto investime i mirëpresin edhe qytetarët e Pejës.

“Energjia për zonat malore të Pejës është bash sikur ajri, që nuk bënë pa të. Për rajonet që ne po flasim është folur që nga vitet e 80-ta e 90-ta kur kemi qenë në okupim. Me këtë veprim KEDS do ta rrisë autoritetin e vet si kompani në tërë Kosovën.”- shprehet Besnik Berisha, qytetar i Pejës.

Master Plani i investimeve të KEDS-it parasheh që deri në vitin 2025 e tërë Kosova të ketë një rrjet modern të shpërndarjes së energjisë elektrike.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00