Lajme & Ngjarje
Nxënësit e shkollës “Xhemajl Mustafa” mësojnë si funksionon KEDS-i 10-10-2017

Erea Blakaj, nxënëse e klasës së VIII, të martën e kishte një ditë shkollore ndryshe nga mësimet e zakonshme. Ajo bashkë me 60 nxënësit tjerë të Shkollës Fillore “Xhemajl Mustafa” të Prishtinës vizituan KEDS-in.


“Mësova shumë gjëra sot. Nuk e dija që ka kabllo të rrymës bistekë që mbështillen dhe nuk janë të rrezikshme edhe po u prekan me dorë”, thotë ajo, teksa vrojtonte vendosjen e rrjetit të tensionit të ulët në fshatin Dyz të Podujevës. 

Aty KEDS po ndërton rrjetin e ri për 90 familje duke përfshirë edhe një trafo shtesë,  përderisa nxënësit kanë parë në praktikë si ndërtohet rrjeti energjetik, cilat janë nivelet e tensionit, për çka shërbejnë dhe si transformohen ato në nivele më të ulëta, deri te konsumatori shtëpiak.

“E shoh ndryshe KEDS-in. Po më pëlqen shumë si funksionon në realitet distribuimi dhe furnizimi i energjisë elektrike. Kjo ma shton dëshirën që të bëhem inxhiniere”, shton Erea, e cila pos emrit të veçantë, ka edhe pasionin për të mësuar sa më tepër.

Kureshtja e nxënësve ka qenë e madhe, sidomos për faktorët e sigurisë. Atyre u është shpjeguar nga menaxheri i Departamentit të Mirëmbajtjes, Ramadan Arifi dhe stafi i tij, se si vendosen mbrojtësit në rrjet, të cilët mbrojnë rrjetin nga faktorët ekstern dhe njerëzit nga kontakti me shkarkimet elektrike.


“Këtu po ndërtojmë rrjetin e ri të tensionit 0.4 kV. Nga këto shtylla që po i vendosim dhe nga këta përçues, të cilët po i shihni tek i vendosin punëtorët e KEDS-it, furnizohen me energji elektrike direkt konsumatorët. Ky është niveli fundor i tensionit dhe lidhet direkt me shtëpitë përreth”, u tha Arifi nxënësve.

Nxënësit kanë mësuar edhe si funksionojnë KEDS-i dhe KESCO në përgjithësi, sikurse kanë bërë vizitë të veçantë në Qendrën e Kalibrimit.  Aty, Menaxheri për AMR dhe Kalibrim, Shukri Aliu, u ka shpjeguar se si funksionojnë njehsorët e energjisë elektrike, që nga prodhimi i tyre, kalibrimi e deri te vendosja e tyre në shtëpitë e konsumatorëve.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00