Lajme & Ngjarje
Dragashi me pamje krejtësisht të re energjetike 17-10-2017

Pas një muaji e gjysmë pune intensive nga punëtorët e KEDS-it, ka marrë formën përfundimtare projekti i rikonstruimit të rrjetit në Trafosatcionit Shajne 2 në komunën e Dragashit.  

Gjatë kësaj pune është bërë ndërrimi komplet i rrjetit të vjetër me atë të ri dhe janë zëvendësuar përçuesit e paizoluar me rrjet të ri kabllor ajror. Janë vendosur shtylla të betonit në vend të atyre të drurit që kanë qenë të dëmtuara dhe kanë paraqitur rrezik. Me këtë është shtuar shkalla e sigurisë, si dhe janë zvogëluar humbjet teknike të tensionit të mesëm.

Janë gjithsej 106 familje të kësaj ane që do të përfitojnë dhe do të kenë tension stabil.

Ky projekt ka 3 dalje të tensionit të ulët.  Sipas koordinatorit të Mirëmbajtjes, z.Qemal Mehmeti , punëtorët e KEDS-it kanë punuar pandërprerë.

“Me këtë projekt është bërë edhe balancimi i daljeve të tensionit të mesëm, si edhe aty ku ka qenë e nevojshme është bërë edhe dislokimi shtyllave nga oborret e shtëpive. Mendoj se me këtë projekt, benefitet si për konsumatorët ashtu edhe për kompaninë janë të konsiderueshme”, ka thënë Mehmeti.

Materiali i implementuar punëtorët e KEDS-it ka qenë mjaft  voluminoz. Janë vendosur dhjetëra shtylla betoni, janë shtrirë mijëra metra kabllo,  si dhe një sasi e madhe betoni dhe gypave nga ai. 

Ky nuk është i vetmi projekt i KEDS-it në këtë rajon. Në realizim e sipër janë punimet në rrjet  në fshatin Blaç të kësaj ane.
 

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00