Lajme & Ngjarje
KEDS këshillon nxënësit si ta kursejnë energjinë elektrike 24-10-2017

Anesa Mustafa, nxënëse e klasës së katërt nga Bardhoshi i Prishtinës, tashmë di si ta përdorë në mënyrën më të mirë të mundshme energjinë elektrike. Ajo e ka mësuar këtë, pasi në kuadër të Përgjegjësisë Shoqërore të Korporatës, KEDS ka filluar projektin e “Efiçiencës së Energjisë Elektrike” me nxënës të shkollave fillore.

“E kuptova se nuk duhet t’i lë dritat ndezur kur nuk më nevojiten. As derën e frigoriferit nuk do ta lë shumë hapur, sepse nuk bën”, thotë Anesa.

Kujdes do të ketë edhe shoqja e saj e klasës, Ema Ajeti. “Unë e di që energjia elektrike pas orës 22:00 është 57 për qind më lirë se sa gjatë ditës”, thotë Ema. Edhe asaj, sikurse Anesës, u ka pëlqyer karakteri i Bardhës, emër me të cilën ligjëruesit e kishin pagëzuar makinën për larjen e rrobave. “Është emër i bukur”, thonë të dyja.

Projekti për efiçiencë është zhvilluar në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, të cilët kanë përzgjedhur në fazën pilot 4 shkolla.

Nën ligjërimin e studentëve të KEDS Academy, lidhur me masat efiçiente që duhet t’i zbatojnë në shtëpitë e tyre, janë pajisur me njohuri të gjithë nxënësit e klasave të katërta të shkollave fillore “Shkëndija” në Hajvali, “Andon Zako- Çajupi” në Bardhosh, “Hilmi Rakovica” dhe “Nazim Gafurri”.
Nxënësit kanë mësuar nga studentët e trajnuar të KEDS Academy përdorimin sa më efiçient të të gjitha pajisjeve shtëpiake që funksionojnë me energji elektrike.
Ligjëratat kanë qenë interaktive dhe është kërkuar në vazhdimësi edhe aktivizimi i nxënësve, përderisa maskota e përgatitur nga KEDS ka bërë që trajnimi të jetë edhe shumë atraktiv dhe i akceptueshëm për nxënësit.

Menaxherja e Departamentit Për Komunikim me Media dhe Publik në KEDS, Naxhije Arifaj, ka deklaruar se ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve që ka ndërmarrë KEDS-i në fushën e përgjegjësisë shoqërore.

“KEDS ka filluar me projektin për efiçiencën apo kursimin e energjisë elektrike në shkolla. Ky projekt është në vazhdën e shumë projekteve të tjera që KEDS është duke i realizuar në fushën e përgjegjësisë shoqërore. Sot është dita e tretë e projektit dhe po shkon mjaft mirë. Këtë po e vërejmë te nxënësit të cilët janë shumë të interesuar. Efekti që dëshirojmë të arrijmë me këtë projekt, është që t’i mësojmë fëmijët që të kursejnë energjinë elektrike, të vetëdijesohen, pra në kursim, por që këto  këshilla t’i bartin edhe te familjarët e tyre, te shokët, shoqet dhe miqtë e tjerë“, ka thënë ajo.

Arifaj po ashtu tregoi se me qëllim që ligjërata të bëhet më atraktive për nxënësit, ata kanë përfshirë edhe animacione si Elmeni, që do t’ju ndihmojnë nxënësve që t’iu mbesin në kujtesë më shumë këshillat që KEDS i ka ndarë me ta.

Ndërkaq, mësimdhënësja e shkollës fillore “Hilmi Rakovica”, Pranvera Muqiqi, këtë projekt të KEDS-it e ka konsideruar të qëlluar dhe të domosdoshëm për vetëdijesimin e nxënësve për kursimet energjetike.

“Ndryshimet gjithmonë edhe te ne, është mirë të fillojnë që nga rinia, që nga të rinjtë dhe nga ato moshat e vogla që ne i kemi në hapat e arsimimit, mos të them vetëdijesimit, sepse duhet vetëdijesuar edhe ne të rriturit…Mendoj që është shumë e domosdoshme dhe shumë e qëlluar, besoj dhe shpresoj shumë, se ka me pas efekt”, tha ajo.
Ligjëruesja e këtij projekti, e cila njëherësh është edhe studente e KEDS Academy, Marjeta Dobra, tha se qëllimi i këtyre ligjëratave është vetëdijesimi i nxënësve të klasave të katërta lidhur me kujdesin ndaj energjisë elektrike.

Ajo shtoi se kanë synim që përmes fëmijëve të transmetohet mesazhi për efiçiencën e energjisë edhe te familjarët. “Ne kemi të caktuar katër studentë nga KEDS Academy për t’iu ligjëruar nxënësve të klasave të katërta lidhur me kursimin e energjisë elektrike, t’i vetëdijesojmë ata se si të kujdesin energjinë dhe ta transmetojnë këtë mesazh te familjarët e tyre. Po ashtu ne po u japim nxënësve disa njohuri të përgjithshme në lidhje me energjinë elektrike, se si ajo prodhohet dhe se si na furnizon në shtëpitë tona, po ashtu po i vetëdijesojmë me ndotjen e ambientit në lidhje me ngrohjen globale, dhe duke rezultuar kështu me përparësitë e kursimit të energjisë elektrike”, tha ajo.

Ligjëratat kanë qenë interaktive dhe është kërkuar në vazhdimësi edhe aktivizimi i nxënësve, përderisa maskota e përgatitur nga KEDS ka bërë që trajnimi të jetë edhe shumë atraktiv dhe i akceptueshëm për nxënësit.
Nxënësja e klasës së katërt, Brisilda Beka, e cila tha se falë Elmenit ajo ka mësuar për ruajtjen e rrymës.
“Unë prej Elmenit kam mësuar se drita nuk duhet t’i lëmë ndezur, makinën e rrobave duhet ta mbushim plot dhe pastaj ta ndezim, derën e frigoriferit nuk duhet ta lëmë hapur vetëm sa na nevojitet dhe gjërat e nxehta në frigorifer nuk duhet t’i vendosim“, tha ajo.

KEDS të njëjtën kohë ka përgatitur edhe broshurën përkatëse që u është shpërndarë të gjithë nxënësve që kanë qenë pjesë e trajnimit.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00