Lajme & Ngjarje
Trafo dhe shtylla të reja për banorët e Baicës së Lipjanit 30-10-2017

 Baica e Lipjanit ka marrë një pamje krejt të re pas përfundimit të projektit të KEDS-it për këtë fshat.

Janë 130 familje në Baicë që po i gëzojnë këto investime.

 Banorët thonë se ndjehen të sigurt me këto ndryshime energjetike. Ata shprehen se rrjeti i ri ua ka lehtësuar punët shumë.

 Mevlyde Bajraktari, banore e fshatit, tash më nuk do ta ketë problem përdorimin e pajisjeve shtëpiake.

 Këtë ia ka mundësuar KEDS-i me investimet e fundit që ka bërë në fshatin e saj.

 “Të gjitha punët e shtëpisë tani i bëj më lehtë, edhe makinat për mjeljen e lopëve po i përdori pa problem dhe tamlin e çoj me kohë në qumështore. Edhe makina e teshave dhe pajisjet tjera shtëpiake tash po më punojnë. Kemi shpëtu. I falënderoj për punën e mirë”, thotë ajo.

 Për këto investime flet edhe i zoti i shtëpisë, Sejdi Bajraktari. “Tash qind për qind është më mirë”, thotë ai.  

 Që banorët e kësaj të kenë një rrjet më të mirë energjetik dhe tension sa më stabil, gjatë këtij projekti KEDS në fshat ka vendosur një trafo të re me fuqi prej 250 kVA. Gjithashtu, janë vendosur 83 shtylla të reja të tensionit të mesëm dhe 47 shtylla të tensionit të ulët, janë shtrirë edhe 4,3 km rrjet të tensionit të mesëm dhe 3 km investim në rrjetin e tensionit të ulët.

 Kohë më parë KEDS ka investuar edhe në fshatrat Jeta e Re dhe Ruvc i Vjetër të Lipjanit.

 Investimet nga KEDS janë bërë kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar një rrjet të vjetruar. Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të bëhet me parametra me standarde të larta dhe me pajisje moderne.

 

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00