Lajme & Ngjarje
Informata rreth aplikimit në gjeneratën e V të KEDS Academy 03-11-2017

03  NËNTOR, 2017

Kur mund të aplikoni?
Duke filluar nga data 6 – 24 nëntor, 2017

Ku mund të aplikoni?
Në Zyrën Qendrore të KEDS, Bulevardi Bill Clinton nr. 5 në Prishtinë, ose në e-mail adresën apply@kedsacademy.com.  

Si mund të aplikoni?
Për të aplikuar, duhet të plotësoni formularin e aplikimit që mund ta shkarkoni në webfaqen e KEDS Academy www.kedsacademy.com, që do të jetë i disponueshëm nga data 6 deri 24 nëntor.

Kush mund të aplikojë?
Studentët e universiteteve publike në Kosovë që janë duke ndjekur ligjëratat e vitit të fundit akademik, (viti i tretë i studimeve për studentët e Fakultetit Teknik, Fakultetit Ekonomik dhe Fakultetit i Filologjisë, ndërsa viti i katërt për studentët e Fakultetit Juridik), si dhe nxënësit e shkollave të mesme teknike, viti i fundit i shkollimit (klasa e 12-të).
Të drejtë aplikimi kanë studentët dhe nxënësit sipas drejtimeve/ profileve në vijim:

Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe kompjuterike:
- Drejtimi Elektroenergjetik,

Fakulteti Ekonomik,
- Drejtimi Kontabilitet

Fakulteti i Filologjisë,
- Drejtimi i Gazetarisë

Fakulteti Juridik
- Juridik i Përgjithshëm

Shkolla e mesme:
- Drejtimi Elektroteknik - Profili Energjetik
- Drejtimi Elektroteknik - Profili Instalues Elektrik
- Drejtimi Elektroteknik - Profili Makina Elektrike

Kriteret për përzgjedhjen e studentëve:
- Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nota mesatare min. 6.5.
- Studentet e Fakultetit Ekonomik, nota mesatare min. 7.5.
- Studentët e Fakultetit të Filologjisë – Drejtimi Gazetari, nota mesatare min. 7.5.
- Për studentet e Fakultetit Juridik, nota mesatare min. 7.5.
- Shkathtësi të mira në përdorimin e Teknologjisë Informative.
- Shkathtësi të mira të komunikimit.
- Njohja e gjuhës angleze e obligueshme.

Kriteret për përzgjedhjen e nxënësve:
- Suksesi në vitin paraprak (me sukses të mirë).
- Shkathtësi të mira në përdorimin e teknologjisë informative.
- Shkathtësi të mira të komunikimit.
- Njohja e gjuhës shqipe e obligueshme.
- Njohja e gjuhës angleze e preferueshme.

Pse duhet të aplikoni?
Që të jeni pjesë e projektit dhe të ndihmoni në zhvillimin tuaj profesional.
Një mundësi më shumë në përfitimin e përvojave dhe ekspertizës vendore dhe ndërkombëtare.
Mundësi për t’u inkuadruar në tregun e punës, në atë vendor dhe ndërkombëtar.

Çka nevojitet për aplikim?
Për studentët e universitetit:
Formulari i plotësuar i shkarkuar nga Webfaqja e KEDS Academy.
Transkripti i notave për vitin paraprak.
Dëshmi (vërtetim) se jeni student i rregullt në vitin e tretë dhe/ ose katërt akademik.
Si dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Për nxënësit e shkollave të mesme:
Formulari i plotësuar i shkarkuar nga Webfaqja e KEDS Academy.
Certifikata e notave për vitin paraprak (klasa 11).
Si dëshmi tjera të përshkruara në formularin e aplikimit.

Si mund të aplikoni?
Për të aplikuar, duhet të plotësoni formularin e aplikimit që mund ta shkarkoni në Webfaqen e KEDS Academy www.kedsacademy.com

Pas aplikimit
Kandidatët të cilët plotësojnë kriteret e përcaktuara më lart, mund të jenë pjesë e garës për të qenë pjesë e programit të KEDS Academy. Kandidatët e përzgjedhur do të kalojnë nëpër një proces të vlerësimit: test me shkrim dhe intervistë. Kandidatët të cilët do të tregojnë rezultat pozitiv në testin me shkrim, do t’i nënshtrohen intervistës me gojë. Pas fazës së intervistimit kandidatët e suksesshëm do të konsiderohen pjesë e programit të KEDS Academy.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00