Lajme & Ngjarje
Një mijë e 200 konsumatorë të bllokut “Dardania” përfitojnë nga investimi i KEDS-it 06-11-2017


http://www.insajderi.com/nje-mije-e-200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-keds/
http://periskopi.com/nje-mije-e-200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-keds/
http://lajmi.net/nje-mije-e-200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-i-keds-it/
https://gazetablic.com/nje-mije-e-200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-keds/
http://kosova-info.com/nje-mije-e-200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-i-keds-it/
http://www.ekonomia-ks.com/sq/energjetike/1200-konsumatore-te-bllokut-dardania-perfitojne-nga-investimi-i-keds-it

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka zbatuar projektin investiv të radhës në bllokun “Dardania” në Pejë.

Bëhet fjalë për një investim më se të nevojshëm nga i cili përfitues janë 1 mijë e 200 ekonomi familjare dhe biznese.

Investimi ka bërë që një pjesë e madhe e Pejës të eliminojë problemet energjetike në furnizim kualitativ dhe stabil për çka është ndërtuar e instaluar rrjet elektrik komplet i ri.

“Është vënë një trafo me fuqi 630 kVA, janë vënë po ashtu 50 shtylla të betonit të reja për tension të ulët, mbi 2 mijë metra kabllo kualitative si dhe tensionit të lartë i është bërë shtrirja nëntokësore”, thotë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala

Sipas tij ky investim ndikon në furnizimin me energji kualitative dhe stabile dhe se investimi është bërë sipas standardeve më të fundit ndërkombëtare.

“KEDS punon në tërë Kosovën me këto standarde”, thotë Buzhala.

Në mesin e 1 mijë e 200 ekonomive përfituese nga ky projekt është edhe familja Grapci.

Eron Grapci thotë se investimi ka qenë më se i nevojshëm dhe shumë i qëlluar për këtë pjesë të Pejës.

“Rrjeti ka qenë total i vjetërsuar me shumë probleme ndër vite. Tash investimi po shihet edhe me sy, por edhe ka ndikim pozitiv sa i përket tensionit stabil”, shprehet Grapci.


KEDS këto ditë në Pejë ka shtrirë projektet edhe në disa zona me rëndësi për këtë komunë dhe trevat përreth.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00