Lajme & Ngjarje
Sqarim rreth iniciativës “Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike” të paralajmëruar për datën 20 12 2017 18-12-2017

 

KEDS nuk ka autoritet për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike - protesta në adresë të gabuar


KEDS, si kompani që u nënshtrohet ligjeve të Republikës së Kosovës e ka për detyrim të zbatojë politikat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe nuk ka asnjë ndikim ose autoritet në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike.


Nga KEDS kurrë nuk është deklaruar se do të ketë ndonjë rritje të çmimit, pasi që as lirimi as ngritja nuk vendoset nga KEDS, prandaj protesta e shpallur është në adresë të gabuar.
Ne e kemi bërë këtë të qartë në çdo deklaratë kur na është kërkuar.


Jemi të habitur që njerëzit që po thërrasin për protestë ende e drejtojnë këtë protestë gabimisht ndaj nesh, duke vënë kështu në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj.

Dëshirojmë ta informojmë publikun se KEDS është vetëm një nga akterët e zinxhirit të energjisë në Kosovë, me detyrimin dhe përgjegjësinë e qartë për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00