Lajme & Ngjarje
KEDS shtrin investimet tek Maja e Zezë në Pejë 28-12-2017

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=232535
http://www.sovrani.info/keds-shtrin-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje/
https://gazetablic.com/keds-shtrine-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje/
http://www.insajderi.com/keds-shtrine-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje/
https://telegrafi.com/keds-shtrine-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/keds-shtrine-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje-145036/
http://periskopi.com/keds-shtrine-investimet-tek-maja-e-zeze-ne-peje/

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike KEDS ka zbritur me një tjetër projekt investiv në komunën e Pejës.

Është lokacioni Maja e Zezë, një masiv malor turistik, i banueshëm dhe shumë atraktiv për qytetin, në të cilin KEDS-i ka investuar në shërbim të ngritjes së cilësisë së furnizimit, rënies së humbjeve dhe tensionit kualitativ. Sipas banorëve investimi ishte më se i nevojshëm.

“Dy trafo të reja, 50 shtylla të tensionit të ulët, 40 shtylla të tensionit të lartë, më shumë se 2 mijë metra kabllo kualitative, që të gjitha sipas standardeve të fundit evropiane janë investimi që i vjen kësaj zone të Pejës, nga ana e KEDS-it”, deklaron zëdhënësi i KEDS-it Viktor Buzhala.

60 ekonomi familjare dhe biznese që në këtë pjesë të Pejës kryesisht merren me gastronomi përfitojnë nga ky investim i KEDS-it. 

Artan Gruda një prej banorëve në lokacionin Maja e Zezë, thotë se investimi ishte më se i nevojshëm.

“Është punuar. KEDS-i ka shtrirë projektin, me shtylla, me trafo dhe me kabllo. Tensioni në të kaluarën nuk ka qenë aspak stabil. Këtu ia ka vlejt. Edhe ne jemi Pejë”, shprehet Gruda.

Zëdhënësi i KEDS-it tha se kjo kompani në vazhdimësi është duke punuar sipas Master Planit për rinovimin e rrjetit në gjithë Kosovën.

“Investimet e realizuara në këtë vend dhe ato që pritet të ndodhin, zhvillohen në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes, Master Planit të rinovimit të rrjetit elektrik në tërë Kosovën, sipas të cilit KEDS planifikon të investojë 300 milionë euro deri në vitin 2025”, përfundon Viktor Buzhala.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00