Lajme & Ngjarje
KEDS-i shpërndau dhurata e libra për nxënësit e Dobrigjës së Gjakovës 29-12-2017

Në prag të festës së Vitit të Ri KEDS-i ka shpërndarë dhurata dhe libra për nxënësit e shkollës fillore të fshatit Dobrigjë të Gjakovës.

Shpërndarja e dhuratave dhe librave ka gëzuar tej mase 100 nxënësit e kësaj shkolle sikurse edhe personelin e saj.

Zafer Yillmaz, Drejtor i Shërbimeve në KEDS është shprehur i lumtur që dhuratat i gëzuan tej mase fëmijët.

“Ne jemi të kënaqur që arritëm t’i gëzojmë fëmijët, që janë e ardhmja e Kosovës dhe që të jemi pjesë e këtij ndryshimi. Shpresoj që viti 2018 do të jetë i suksesshëm për të gjithë ne. Jemi krenar që jemi këtu”, tha ai.

Lumturinë e saj lidhur me këtë vizitë të papritur nuk e ka fshehur as nxënësja Elona Kekaj.

“Unë ndihem shumë e lumtur dhe falënderoj KEDS-in që na solli këto dhurata, sidomos librat”, tha ajo.

Kjo nuk është mbështetja e vetme që KEDS i ka bërë kësaj shkolle. Vitin e kaluar po në fundvit, KEDS në këtë shkollë ka kompletuar kabinetin e informatikës, duke vendosur aty 10 kompjuterë, duke i lidhur ata me internet dhe duke e marrë përsipër edhe pagesën e lidhjes me internet.

Për këto aktivitete, drejtoresha e kësaj shkolle, Fakete Shabani, tha se falë tyre tashmë procesi i mësimit tek ne është avancuar.

“Ne i falënderojmë shumë që na kanë zhvilluar këtë teknikë që shkolla jonë ndoshta nuk e ka menduar, sepse jemi zonë e thellë rurale dhe pak kush ka mundur që të vijë këtu dhe ta na ndihmojë. Ne falënderojmë KEDS-in sepse po zhvillojmë mësimin me kompjuterë dhe jemi në hap me kohën dhe me kushte sikur shkollat tjera”, tha ajo.

Mirëpo, ky nuk është investimi i vetëm që KEDS-i ka bërë gjatë vitit 2017 nëpër shkolla të ndryshme të Kosovës.

KEDS-i ka ndihmuar 10 shkolla për kabinetet e tyre kompjuterik, derisa ka pajisur me libra dy biblioteka të shkollave përkatëse si dhe ka zhvilluar shumë aktivitete tjera për të ndihmuar shkollat. Gjithashtu ka filluar zhvillimin e një mega- projekti për rritje të efiçiencës së energjisë elektrike nëpër shkollat fillore, fillimisht në ato të Prishtinës me synim të zgjerimit në tërë Kosovën.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00