Lajme & Ngjarje
KEDS-i gjithmonë i gatshëm për dhurimin e gjakut 25-01-2018

Fatmire Korça, (20 vjeç) në pozitën teknike për AMR kalibrim në KEDS ndjehet shumë e emocionuar, pasi ajo sot dhuroi gjak për herë në jetën e saj, në aksionin e rregullt vjetor për dhurim të gjakut të organizuar në ambientet e KEDS-it, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut (QKKTGJ).

“ Vendosa që edhe unë sot të hyj në kategorinë  e dhuruesve të gjakut dhe t’ju ndihmoj njerëzve që kanë nevojë. Por kjo nuk do të jetë hera e fundit, sepse mendoj që këtë gjest ta bëj çdo vit dhe të bëhem dhuruese  e rregullt”, tha Fatmirja.

Si çdo vit tjetër KEDS edhe këtë vit iu përgjigj me përgjegjësi të lartë aksionit, ku mbi 50 punëtorë të kompanisë dhuruan gjak. Ai nisi qysh në mëngjesin e hershëm, përderisa shihej qysh atëherë se do të jetë shumë i suksesshëm. Kjo, pasi menjëherë u krijua një fluks i madh punëtorësh që pritnin në rend për të dhuruar gjak në Ndërtesën Qendrore të KEDS-it, si gjest solidariteti dhe humaniteti për të ndihmuar ata që do të kenë nevojë për të.

Në mesin e tyre ishte edhe Drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta në KEDS, z.Zafer Yilmaz.

“Bashkëpunimi i KEDS-it me Qendrën e Transfuzionit ekziston që disa vjet dhe këto iniciativa janë të mirëseardhura, kur dihet qëllimi human i tyre. Në kompaninë tonë asnjëherë nuk kanë munguar vullnetarët për të qenë pjesë e bamirësisë. Sot edhe unë u ndjeva mirë që sadopak kontribuova për të sëmurët në Kosovë”, tha Yilmaz.   

    
Për personelin mjekësor nga QKKTGJ gjithçka shkoi si më së miri. Ata u ndanë të kënaqur me pjesëmarrjen e dhuruesve dhe grumbullimin e mostrave të grupeve të ndryshme të gjakut.

"Është kënaqësi të jemi të pranishëm në mesin e stafit të KEDS-it të cilët gjithmonë kanë qenë të gatshëm për të na ndihmuar për aksionin për dhurimin vullnetar të gjakut. Lirisht mund të them se aksioni i sotshëm ka qenë mjaft i suksesshëm, ku janë paraqitur një numër i madh i dhuruesve, duke ditur qëllimin kryesor, që t’u dalim në ndihmë pacientëve që kanë nevojë në të gjithë territorin e Kosovës. Falënderojmë punëtorët dhe stafin e KEDS-it për organizimin dhe mikpritjen e mrekullueshme,” tha menaxherja për Marketing dhe Informim në QKKTGJ, Melania Gjocaj.

Në bazë të aksioneve të suksesshme që janë zhvilluar deri më tani dhe në bazë të interesimit të dhuruesve në kompani, të dy palët biseduan që në të ardhmen të organizojnë këtë aksion dy herë në vit.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00