Lajme & Ngjarje
200 familje nga Korisha e Prizrenit përfituan investim nga KEDS-i 31-01-2018


http://prizrenpress.com/ekonomi/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds-foto/
https://telegrafi.com/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds/
http://www.insajderi.com/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds/
http://www.epokaere.com/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds/
http://www.zeri.info/ekonomia/183477/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds-i/
http://periskopi.com/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds/
http://infosot.com/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds/
http://lajmi.net/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds-i/
http://www.kosovapress.com/sq/ekonomi/200-familje-nga-korisha-e-prizrenit-perfituan-investim-nga-keds-i-148123/
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=239966

Afër 200 familje të fshatit Korishë të Prizrenit, kanë përfituar nga një investim i KEDS-it.
Këto familje për vite të tëra kanë vuajtur nga problemet e mëdha që ia shkaktonte sistemi jo stabil i energjisë elektrike.
Mirëpo, falë projektit të investimeve në rinovimin e rrjetit elektrik, tashmë banorëve të këtij fshati i është bërë zgjidhja.
KEDS në këtë fshat ka vendosur shtylla dhe kabllo të reja për të stabilizuar rrymën.
Zyrtarët e KEDS-it kanë konfirmuar se në këtë fshat janë vendosur 98 shtylla të reja,  kabllo si dhe një trafo.
Në këtë fshat  është investuar në rrjetin e ri të tensioni të ulët në gjatësi prej 4.2 km dhe të tensionit të mesëm 0.5 km.
Po ashtu është rrënuar një trafokullë dhe është zëvendësuar me një trafoblindë të re 630 kVA.
“Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtyllat e reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur, të cilët kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistek të izoluara ku shkalla e rrezikshmërisë është zero”.
Normalisht janë zvogëluar edhe humbjet që ka qenë kusht i investimit.
Kryetari i fshatit Korishë, Abaz Bobaj tha se, nga ky investim ka përfituar një pjesë e banorëve të fshatit.
“Falënderojmë KEDS-in për ketë investim, sepse vërtet gjendja ka qenë shumë e rëndë”, tha Bobaj.
Ai tregon se rrjeti elektrik përveç që ka qenë shumë i dobët, ka rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit.
Bobaj shprehët optimist se KEDS-i nuk do të ndalet së investuari në Korishë.
“Shpresojmë se do të ketë investime edhe në të ardhmen, sepse vërtet ka ende nevojë që të investohet në këtë fshat”, tha Bobaj.
Të gjitha punimet në këtë projekt janë kryer sipas dinamikës.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00