Lajme & Ngjarje
Master Plani i KEDS-it e bën Sherretin e Ferizajt me rrjet të ri elektrik 31-01-2018

http://www.insajderi.com/wp-content/uploads/2018/01/foto2-554x440.jpg
http://periskopi.com/keds-e-ben-sherretin-e-ferizajt-rrjet-te-ri-elektrik/
http://lajmi.net/master-plani-i-keds-it-e-ben-sherretin-e-ferizajt-me-rrjet-te-ri-elektrik/
https://telegrafi.com/master-plani-keds-e-ben-sherretin-e-ferizajt-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=238710

Shtrirja e projekteve investive nga Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS në kuadër të Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes ka arritur edhe në një nga rajonet periferike të Ferizajit, në Sherret.

I gjithë rajoni ka përfituar, e në veçanti rruga “Naim Beka” nga ky investim, që KEDS e ka implementuar në kuadër të projekteve me qëllim rritjen e cilësisë së rrjetit elektrik për furnizim më të mirë në tërë Kosovën.

Trafo e re, 85 shtylla të betonit për tension të ulët, 5 për tension të mesëm, 4 mijë metra kabllo ajrore dhe 4 mijë metra të tjera kabllo nëntokësore bashkë me 2 mijë e 400 metra kabllo për tension të mesëm, janë pjesë e investimit në kuadër të projektit që është realizuar për lagjen Sherret.

I tërë investimi është i standardeve më të larta evropiane dhe ndikimi do të jetë i drejtpërdrejt në kualitetin e furnizimit, të tensionit stabil dhe në evitimin e rrezikut nga rrjeti i vjetruar.

Në mesin e 243 ekonomive familjare që përfitojnë nga ky investim i KEDS-it në Sherret janë edhe familjet  Avdiu, Hamza, Haliti...

“Së pari investimi shihet me sy. Rreziku ka qenë me rëndësi të evitohet sepse shtyllat e vjetruara dhe kabllot e zhveshura kanë rrezikuar jetën. Sa i përket kualitetit vërehet. Tani janë banorët ata që duhet ta ruajnë këtë investim që ka bërë KEDS”, thotë Agzim Haliti nga kjo anë.

Edhe bashkëvendësi i tij Avdi Avdiu e lëvdëron investimin si diçka të pritur tash e sa kohë.
“Në këtë pjesë sikur gjithçka ka qenë shumë herë e harruar. Dhashtë Zoti tash kjo punë që ka bërë KEDS-i të shihet edhe nga të tjerët dhe t’i kthejnë sytë nga ne. Investime më përpara nuk ka pasur kurrë në rrjet. Ka qenë shumë problem”, thotë Avdiu.

Plani Zhvillimor i Rrjetit të Shpërndarjes është një master plan i KEDS-it që parasheh investimin e 300 milionë eurove në rrjetin distributiv elektrik të Kosovës deri në vitin 2025. Përmes këtij master plani KEDS mëton të rinovojë rrjetin elektrik dhe ta bëjë atë të ngjashëm me rrjetet elektrike të shteteve të zhvilluara evropiane.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00