Lajme & Ngjarje
Rosuja e Pejës bëhet me rrjet të ri elektrik 09-02-2018

https://www.gazetaere.com/rosuja-e-pejes-behet-me-rrjet-te-ri-elektrik/
https://gazetablic.com/rosuja-e-pejes-behet-rrjet-te-ri-elektrik/
https://telegrafi.com/rosuja-e-pejes-behet-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.insajderi.com/rosuja-e-pejes-behet-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.botasot.info/peja-kosova/831172/rosuja-e-pejes-behet-me-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.kosovapress.com/sq/lajme/rosuja-e-pejes-behet-me-rrjet-te-ri-elektrik-149373/
http://zeri.info/ekonomia/185468/rosuja-e-pejes-behet-me-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.epokaere.com/rosuja-e-pejes-behet-rrjet-te-ri-elektrik/
http://gazetatribuna.com/lajme/rosuja-e-pejes-behet-rrjet-te-ri-elektrik/
http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=243045


Fshati Rosujë që gjendet në komunën e Pejës ka komunitet ndërrmarrës. Megjithatë, kualiteti i dobët i energjisë elektrike nga paslufta ka bërë që banorët të mos mund të kryejnë punët e tyre. Gjithashtu edhe ekonomitë familjare nuk kanë kaluar mirë si pasojë e rrjetit elektrik jo-stabil.
 
Është Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji Elektrike, KEDS, ajo e cila ka bërë një projekt të rëndësishëm investiv me qëllim të përmirësimit të rrjetit elektrik në këtë anë.

Liridon Berisha, një nga banorët e fshatit Rosujë pret shumë nga projekti investiv i KEDS-it. “Kemi hequr shumë keq me energjinë e dobët. KEDS-i ka ardhur më projekt. Ja mund t’i shihni, shtyllat, trafon dhe kabllot. Këtu ka ferma, i shihni. Punohet këtu. Por e kaluara nuk ishte e favorshme. Tash kanë punuar. Neve na duhet rrymë stabile dhe kualitative”, thotë Liridon Berisha nga fshati Rosujë.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala deklaroi që investimi është tejet serioz dhe se ishte më se i nevojshëm. Buzhala tregon edhe për numrat e saktë se sa pajisje elektrike janë vendosur në kuadër të këtij projekti në Rosujë.

“Trafo e re e standardeve të fundit europiane 160 kVA, largpërçuesi i ri, 40 shtylla të tensionit të ulët, 32 të tjera të tensionit të lartë, 2 mijë metra kabllo, do të thosha është emërtimi i këtij projekti. Tensioni vjen kualitativ dhe stabil”, thotë Viktor Buzhala nga KEDS.

Janë më shumë se 20 ekonomi familjare që kanë përfituar dhe do të përfitojnë edhe më shumë nga ky projekt i KEDS.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00