Lajme & Ngjarje
Kyçja ilegale në rrjetin elektrik lë pa rrymë 1200 konsumatorë 15-03-2018

https://telegrafi.com/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/ 

http://zeri.info/ekonomia/190421/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/

http://www.koha.net/kosove/80966/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore-ne-podujeve/

http://www.kosovapress.com/sq/biznes/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore-153660/

http://www.insajderi.com/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/
 
https://gazetablic.com/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/

http://periskopi.com/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/
http://www.epokaere.com/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/
http://www.kullainfo.com/2018/03/14/kycja-ilegale-ne-rrjetin-elektrik-le-pa-rryme-1200-konsumatore/


Kyçjet ilegale në rrjetin e energjisë elektrike bën që shpesh herë të dalin probleme të paparashikuara dhe të lënë pa rrymë konsumatorët e energjisë elektrike.

Rasti i fundit i kyçjes ilegale në sistemin e energjisë elektrike, ishte para dy ditësh në Podujevë, ku nga kyçja ilegale në sistem u dogjën njehsorët për matjen e energjisë elektrike. Nga djegia u shkaktuan dëme të mëdha dhe mbi 1200 konsumatorë të KEDS-it mbetën pa energji elektrike.

Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala bëri me dije se për RTK-live se rasti i kyçjes në Podujevë është eklatant dhe totalisht i papranueshëm.

“Dy konsumatorë të shkyçur për borxh në tentim që të bëjnë rikyçje, kanë shkaktuar djegien e njehsorëve. Si pasojë, janë goditur edhe konsumatorët tjerë. Kjo, pasi KEDS është detyruar që për shkaqe të sigurisë, deri në evitimin e rrezikut ta ndërpresë energjinë elektrike në atë pjesë për 1200 konsumatorë”, tha ai.

Sipas tij fatkeqësisht, këto raste nuk janë të rralla. “Veprime të tilla nuk guxojnë të ndodhin assesi. Pos afektimit të konsumatorëve të rregullt, të cilët e pësojnë nga veprimet ilegale dhe të papërgjegjshme të disa qytetarëve të pandërgjegjshëm, kjo paraqet edhe vepër penale të dënueshme. Në bazë të Ligjit të Furnizimit me Energji Elektrike, njehsorët janë pronë e KEDS-it dhe si të tillë, asnjë palë e jashtme nuk guxon të ketë qasje në ta apo të tentohet të preken apo dhunohen në ndonjë formë.  Po kësaj, secili njehsor ka edhe dy pllomba shtetërore, dhe hapja apo prekja e tij paraqet dhunim të shtetit”, theksoi ai.

Edhe Komuna e Podujevës ka konfirmuar problemin e shfaqur me kyçjen ilegale në rrjetin e KEDS-it. “Sipas informacioneve që ka Komuna, defekti (djegia e njehsorëve) në rrjetin elektrik në fshatin Letanc ka ndodhur si pasojë e kyçjes ilegale të disa konsumatorëve, të cilët një ditë më parë ishin shkyçur nga rrjeti elektrik për shkak të borxheve ndaj KEDS-it”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Komunës së Podujevës.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00