Lajme & Ngjarje
Karagaçi i Pejës përfitues i madh i investimeve të KEDS-it 26-03-2018


Në oborrin e shkollës “Vaso Pashë Shkodrani” në Karagaç të Pejës, më nuk qëndron trafo- kulla e vjetër 60-vjeçare që nuk plotësonte nevojat energjetike të banorëve të kësaj ane. 

Ajo tani është zëvendësuar me një të re me kapacitet shumë më të madh.  Gjithashtu, nga ekipet e KEDS-it për këtë projekt janë vendosur 40 ormanë dhe janë shtrirë 5.27 km rrjet kabllor të tensionit të ulët dhe 2.03 km rrjet të tensionit të mesëm.

Është fjala për rritjen e kapaciteteve energjetike në këtë lokalitet, zgjerimin dhe përforcimin e rrjetit, si dhe zëvendësimin e sistemit elektrik ajror me atë nëntokësor.

Me këtë  investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me të reja të betonit dhe janë hequr komplet përçuesit e zhveshur (pa izolim) që kanë qenë të rrezikshëm për banorët dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmërisë është zero.

Gjithashtu, është rritur edhe siguria për banorët e kësaj ane dhe është përmirësuar furnizimin me energji elektrike.

Janë afër 200 familje të cilët kanë përfituar nga ky projekt.

Për Lindita Gjakovën, banore në këtë lagje, investimi i KEDS-it ka rritur edhe sigurinë e banorëve, që për të është kryesore dhe ka zvogëluar ndërprerjet  energjisë elektrike.

“Telat e vjetër shpesh qitnin xixa nga fryma me e vogël që frynte, e ne gjithë jena tutë mos po ndodh diçka e keqe. Tash jemi shumë rehat, sepse rreziku na është larguar nga tensioni i lartë dhe rryma nuk na ndalet,” është shprehur Lindita.

Pos ekonomive familjare në këtë zonë shtrihen edhe ekonomi biznesore që vite më radhë kanë vuajtur nga tensioni jo-stabil, përderisa edhe humbjet kanë qenë të mëdha.

Shtrirja e investimeve ka përfunduar edhe në disa lagje tjera të pjesës qendrore të qytetit të parapara nga kompania.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00