Lajme & Ngjarje
Mbi 120 familje të Rakoshit i gëzohen rrjetit të ri nga KEDS-i 28-03-2018

Në kuadër të planit investiv, KEDS ka përfunduar projektin energjetik edhe në disa fshatra të Istogut. Njëri ndër ta është edhe fshati Rakosh. Janë 121 familje të këtij fshati që ia kanë parë hairin investimit të KEDS-it në këtë zonë.

Dihet se në këto anë erërat dhe fryma janë të fuqishme dhe Rakoshi njihet edhe për shtëpitë e shpërndara, kështu që shpesh vinte deri te ndërprerja e rrymës.
Deri para përfundimit të projektit nga KEDS-i  fshati furnizohej vetëm nga një trafo, që ka qenë e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat energjetike të banorëve të kësaj ane. Rëniet  e tensionit kanë qenë të shpeshta dhe përçuesit  elektrik mjaft të vjetër.

Për Mahire Sylaj, banore nga ky fshat, tash gjithçka është më mirë dhe ajo mund t’i përdorë të gjitha pajisjet elektrike shtëpiake. Kjo ka ndodhur pasi KEDS-i ka vendosur dy trafo të reja dhe ka shtrirë rrjetin e ri energjetik me shtylla betoni në fshatin e saj.

“Rrymën e kena pas monofaze dhe banderat jenë konë të shtremta. Nji frymë me ra u nalke rryma. Tash kemi rrymë boll. Bojleri, frigorifieri, shporeti, po punojnë pa problem. Rrymën, ujin, i këna obligim secila familje me i pagu,” ka thënë zonja Sylaj.       

Në kuadër të planifikimit për përforcimin dhe zgjerimin e rrjetit KEDS në Rakosh  ka vendosur dy trafo të reja dhe është riparuar një trafo ekzistuese. Gjithashtu, gjatë këtij projekti janë  vendosur 112 shtylla betoni të tensionit të ulët, kurse të tensionit të mesëm janë vendosur 43 shtylla betoni.

Me këtë investim shtyllat e vjetra të drurit janë zëvendësuar me shtyllat e reja të betonit dhe janë hequr komplet perçuesit e zhveshur (pa izolim) dhe janë zëvendësuar me kabllo bistekë të izoluara, ku shkalla e rrezikshmerisë është zero. Me këtë janë zvogëluar edhe humbjet teknike. 

Për të mirat e investimit nga KEDS-i flet edhe arsimtari im Informatikës në shkollën “Ndre Mjeda,” në Rakosh, Xhevat Haxhiu.

“Mjerim ka qenë me ato shtyllat e vjetra që tash më janë zhdukur. Lirisht po them që përmirësimi është i dukshëm. Kjo shtyllë e betonit nuk rrëzohet edhe 100 vjet. Tash edhe tensioni është në nivel dhe siguria tepër e madhe,” ka thënë  Haxhiu. 

KEDS vazhdon të investojë dhe të rinovojë rrjetin energjetik sipas Planit Zhvillimor të Rrjetit të Shpërndarjes në të gjithë territorin e Kosovës.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00