Lajme & Ngjarje
KEDS po rinovon dhe modernizon të gjitha linjat 35 kilovoltëshe 15-05-2018

KEDS ka filluar investimet edhe në linjat e tensionit 35 kilovoltëshe. Secila nga këto linja prekin një numër të  madh të konsumatorëve, prandaj edhe përfitimet janë të mëdha.

Në vazhdën e këtij projekti, tashmë janë zëvëndësuar të gjitha stabilimentet e vjetëruara më ato të reja në të gjitha linjat 35 kV në Ferizaj dhe Gjilan. Të njëjtën kohë janë futur nën dhe përcuesit nga trafostacioni deri tek shtylla e parë.

Ky veprim bën që linjat të jenë shumë më të sigurta.

Por, këto nuk do të jenë përfitimet e vetme për konsumatorë. Edhe ndërperjet eventuale si pasojë e faktorëve të ndryshëm parashihet të jenë shumë më të vogla.

Paralel me rinovimin e linjave, po bëhet edhe modernizimi i tyre. Tashmë, aty cdo gjë do të jetë automatike dhe me përfundim të projektit do të ketë mundësi të komandimit nga distanca.

Pas Anamoravës, projekti do të vazhdojë edhe në distriktet tjera, përkatësisht në rajonin e Dukagjinit për të përfunduar krejt modernizimin dhe automatizimin e këtij niveli të tensionit, që është më i larti që KEDS ka nën menaxhim.

Punimet po kryhen komplet nga KEDS-i.

Për realizimin e këtij projekti janë angazhuar një numër i madh punonjësve. Vetëm në distriktin e Ferizait gjatë energjizimit të stabilimenteve të reja 35kV, janë angazhuar mbi 40 punëtorë të KEDS-it.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00