Lajme & Ngjarje
KEDS zëvendëson rrjetin elektrik të vitit 1972 ne Shtime me rrjet të ri 01-06-2018

Fshati kodrinor Petrovë, dhe lokaliteti te udhëkryqi i quajtur Te Pishat, (Binçë) të qytetit të Shtimes, janë dy vendbanimet që kanë përfituar nga investimi i radhës të KEDS-it.
145 familje, të cilat ndër vite kanë pasur probleme të mëdha me tensionin e ulët, si pasojë e rrjetit të vjetër, tashmë janë përfitues të këtij investimi.  

Në Projektin Petrova I- Kulla Rashiti në fshatin Petrovë, që njihet edhe për biznesin e gurëthyesve, gjatë implementimit të projektit, KEDS ka vendosur dy trafo. Njëra me fuqi prej 400 kVA dhe tjetra me një kapacitet 250 kVA. Gjithashtu, janë vendosur 85 shtylla betoni për tensionin e ulët dhe 13 për tensionin e mesëm dhe janë shtrirë 4400m kabllo ajrore për tension të ulët dhe 843m kabllo nëntokësore për tension të mesëm.
Sipas Lavdim Tërshanës, banor i fshatit, KEDS ka bërë një investim me hapa të sigurt.  

“Vetëm nji trafo e kena pas për krejt mahallat knej dhe kena pas problem pas problemi. Gjendja ka qenë katastrofë dhe ngarkesat kanë qenë të mëdha. Pasi KEDS vendosi trafon e re në mahallën tonë, gjithçka ka ndryshu. Tash rryma është stabile. KEDS ka bërë  investim të sigurt me hapa të sigurt. Falënderojmë  kompaninë për gjithë këto ndryshime që na ka sjellë,” është shprehur Tërshana.

Pas përfundimit të projektit nga KEDS-i, këto lokalitete kanë marrë pamje krejtësisht të re energjetike. Është rritur dukshëm furnizimi me energji elektrike dhe siguria për banorët e këtyre anëve.

Edhe banori tjetër i këtij fshati, Hazer Rashiti, me profesion zdrukthëtar, falënderon kompaninë dhe punëtorët për punën që kanë bërë në fshat. 

“Tension i lartë na kalonte nëpër shtëpi dhe rrjeti ishte i vjetër që nga viti 1972 dhe gjithmonë paraqiste rrezik. Më kujtohet kur një shtyllë ra mbi një kulm të një shtëpie, por fati deshi që të mos pësojë askush. Tash rryma është e fortë dhe stabile. Du me thanë edhe nja dy fjalë për punëtorët e KEDS-it. Kanë qenë mjaft të përgjegjshëm dhe shumë të sjellshëm gjatë gjithë kohës sa kanë punu këtu. Ju lumtë juve për punën që keni ba,”shprehet Rashiti.

Projekti tjetër i KEDS-it në qytetin e Shtimes përfshin lokalitetin Te Pishat II, fshati Bincë, ku KEDS ka investuar që 127 familje në këto anë t’u gëzohen këtyre investimeve. Banorët që jetojnë këtu kryesisht janë të ardhur nga viset tjera.
Gjatë implementimit të projektit KEDS këtu ka vendosur një trafostacion (TS10/0,4kV)  me fuqi 400 kVA, 112 shtylla  betoni për tension të ulët, 8 shtylla betoni për tension të mesëm, gjithashtu janë shtrirë 4700m kabllo ajrore për tension të ulët dhe 365m kabllo nëntokësore për tension të mesëm.

Ramadan Duli, banor i kësaj ane, thotë se kanë pasur hall të madh me rrymën e tash me trafon e re, rryma është shumë më e fortë. 

“Kemi pasur pengesa të mëdha, telat kanë qenë të ramë përtokë, do të kapur për druni të thjeshtë. Hallin e kena pas si do të bëhet zgjidhje kësaj pune. Jeni friku mos po u ndodh naj e keqe fëmijëve. Tash kemi trafo të re, shtëpi të re e rrymë të fortë,” ka thënë Duli.

Investime të tilla, gjithnjë sipas planit dinamik të paraparë, KEDS po vazhdon të shtrijë në tërë territorin e Kosovës.  


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00