Lajme & Ngjarje
Fëmijët e stafit të KEDS fillojnë kursin në elektrikë dhe robotikë 04-07-2018

Tridhjetë fëmijë të moshave 7 deri 10 vjeç këtë javë kanë nisur hapat e parë në programin edukues KEDS Kids Academy, ku ata do të marrin mësime bazike në elektrikë dhe robotikë.
Deri në fund të gushtit programin 2- javorë do të ndjekin 150 fëmijë nga distrikti i Prishtinës dhe programi është duke u zhvilluar në qendrën e trajnimit në KEDS.

Më vonë, ky trajnim do të zgjerohet edhe për fëmijët e punëtorëve të distrikteve të tjera, me synim që të shndërrohet në një program falas për të gjithë fëmijët e Kosovës.
Kurrikula dhe ligjërimi për KEDS Kids Academy është zhvilluar në bashkëpunim me Cacttus Education.

Trajnimi dyjavorë parashihet të jetë mundësi e mirë për orientimin e fëmijëve në të ardhmen, nëse ata duan të studiojnë për teknologji informative dhe robotikë.

Përkrahja e komunitetit në fushën e edukimit mbetet angazhim i përhershëm i KEDS, i filluar që nga koha kur kompania kishte nisur operimet, përmes programit të quajtur KEDS Academy.

Nga 5 gjenerata të akademisë, janë trajnuar rreth 250 studentë të universiteteve publike dhe nxënës të drejtimeve elektroteknike. Gjatë kësaj periudhe, ata kanë ndjekur programe 1- vjeçare të avancimit të mëtutjeshëm edukativ dhe profesional, duke u pajisur edhe me certifikata të njohura ndërkombëtarisht nga universiteti i mirënjohur Bogazici nga Stambolli.

KEDS Kids Academy është një program edukimi që jepet fa

Kurs për femijët e stafit të KEDS

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00