Lajme & Ngjarje
KEDS investon fuqishëm në fshatrat e Suharekës 27-08-2018

Fshatrat Gjinoc, Leshan, Sallagrazhdë dhe Mushtisht të Suharekës, janë përfitues nga largpërçuesi 10 kV që ka ndërtuar KEDS, ndërsa nga rrejti 0.4kV kanë përfituar 61 familje të fshatit Leshan.

KEDS ka investuar në rrjetin e ri të tensionit të lartë dhe atij të ulët në tri fshatra të Suharekës.

Në kuadër të projektit është instaluar një stabiliment shpërndarës krejtësisht i ri dhe mjaft i nevojshëm për banorët dhe bizneset, ka përmirësuar dukshëm rrjetin energjetik dhe kapacitetin bartës. Por ajo që më së që shumti vlen të theksohet, është rritja e sigurisë për banorët.

Gjithashtu, në kuadër të këtij  projekti në të ardhmen parashihet të ndahen linjat, të bëhen të veçanta për ata të amvisërisë dhe për ata bizneseve, që do t’ua lehtësojë shumë punën atyre.

Shtyllat e vjetra që kanë qenë të vendosura nëpër oborre dhe nëpër arra, tani kanë kaluar skaj rrugës, që mundëson stabilitet energjetik dhe siguri për të gjithë.

Në fshatin Gjinoc kalon rrjeti 10 kV dhe në vend të përçuesit të zhveshur ajror janë vendosur kabllo bistekë 10kV ajrore, kjo ka bërë që të rritet siguria dhe besimi te banorët, ndërsa në Leshan tensioni i lartë ka kaluar përmbi shtëpi, kurse tani është zhvendosur i tëri përreth rrugës kryesore.

Mjaft të gëzuar për këtë projekt, shprehen banorët e këtyre anëve.

Astrit Berisha, banor i fshatit Gjinoc, me profesion automekanik, ndjehet mjaft i lumtur për  punën që ka bërë KEDS-i këtu.
 
“KEDS na ka hequr shtyllat e vjetra dhe për këtë jemi të lumtur, kurse sa i përket furnizimit me energji elektrike, tensioni është më i fuqishëm dhe për të gjithë banorët e fshatit është larguar frika dhe tani jemi të lirë për të lëvizur”, ka thënë Berisha.
 
Në këto fshatra dominon biznesi familjar dhe natyrisht me përfundimin e këtij projekti tani e kanë më të lehtë të zhvillojnë biznesin e tyre, me një rrjet më të sofistikuar dhe cilësor.
Për të gjithë fshatarët tani më siguria teknike është 100%  e garantuar, ndërsa rrezikshmëria 0 për qind.

Edhe për banorin Mithat Ramadanin nga Leshani, tashmë rreziku është larguar në fshatin e tij.

“Projekti ka ndikuar shumë pozitivisht në largimin e rrezikut me heqjen e shtyllave të drurit si dhe tensionit të lartë. Pra, me ndërrimin e rrjetit të vjetër është evituar edhe rreziku”, është shprehur Ramadani.   

KEDS vazhdon të investojë në zgjerimin dhe përmirësimin e rrjetit energjetik në tërë vendin.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00