Lajme & Ngjarje
KEDS me risi në rrjetin distributiv, ndërton linja 20 kilovoltëshe 29-08-2018

Ndërtimi i linjave të reia 20 kV dhe shndërrimi i atyre 10 kV në 20 kV përmes rehabilitimit total është proces që po e tranformon rrjetin e distribucionit në të mirë të qytetarëve të Kosovës. Ky nivel i tensionit po instalohet për herë të parë në Kosovë. Kjo po bëhet që të ketë më pak humbje në rrjet dhe më tepër siguri në furnizim me energji elektrike. Disa linja tashmë ose kanë përfunduar ose janë në përfundim e sipër.

Në gjatësinë disa kilometërshe nga Skënderaj e deri në Resnik shtrihet largpërcuesi 20 kV që do të furnizojë me energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të fshatrave të Drenicës.

Ky largpërcues (LP) është në përfundim dhe paraqet risi në rrjetin elektrik të Kosovës, pasi më herët hallka e fundit e furnizimit të tensinit të lartë ishte 10 kV. Pra, linjat 20 kV ishin joekzistente, duke bërë që humbjet e energjisë të jenë më të mëdha.

KEDS ka vendosur mbi 600 shtylla, 1 trafostacion të ri, 12 trafostacione të rindërtuara dhe 19 të riparuara. Pra, është në proces të rinimit të rrjeti komplet të tensionit të lartë nga Skënderaj deri në Runik, ku përshihen direkt mbi 30 trafostacione.

Ky LP është pjesë e projekteve të KEDS-it për rinim të tensionit të lartë dhe transformim të rrjetit 10 kV në atë 20 kV, përmes ndërtimit të linjave të reja apo rehabilitimit total dhe shndërrimit të atyre ekzistuese.

Nga ky projekt, që tashmë ka filluar parashihet të ulen humbjet, të renovohet rrjeti dhe të përfitojnë jashtëzakonisht shumë edhe konsumatorët përmes shërbimeve shumë më të sigurta dhe më kualitative.
Pos LP të Runikut, KEDS ka ndërtuar edhe LP 20 kV Drenica që tashmë ka përfunduar, sikurse edhe në Lipjan, që është në përfundim dhe do të fillojë edhe në zonat tjera.

Intervenimet e para janë bërë pikërisht në linjat më problematike, të cilat binin shpesh si pasojë e faktorëve ekstern, sidomos atyre atmosferikë, pasi gjendja e tyre e trashëguar ishte e rëndë.
Të njëjtën kohë, edhe tensioni nuk ishte në nivelin më të mirë.

Ndërsa, pas përfundimit të punimeve në këto lokalitete, do të përfitojnë direkt mijëra konsumatorë.

 

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00