Lajme & Ngjarje
Komunikatë për media nga KEDS lidhur me protestën e sotme 11-09-2018

Ne jemi të vendosur dhe të përkushtuar që të përmirësojmë kushtet dhe beneficionet e punëtorëve tanë dhe këtë synojmë ta arrijmë në një bashkëpunim të ngushtë me sindikatat dhe entitetet të tjera.


Siç kemi bërë deri tani, veprimet tona që kanë të bëjnë me punëtorët dhe beneficionet e tyre, ne i ndërmarrim në koordinim me sindikatat, por në të njëjtën kohë dëshirojmë ta njoftojmë opinionin, se ne jemi kompani që vepron me rregullat e ZRRE-së dhe për këtë arsye çdo shpenzim, përfshirë edhe shpenzimet e beneficioneve të punëtorëve, duhet të jenë të aprovuara nga rregullatori, siç ne kemi kërkuar për vite me radhë.


 Ne e respektojmë të drejtën e punëtorëve për të protestuar dhe shpresojmë në koordinim sa më të mirë me organizatorët për të siguruar që operimet tona të mos ndërpriten, për më tepër duke pasur parasysh që ne jemi kompani që ofron shërbime për të gjithë konsumatorët.

Që nga fillimi i operimit tonë në Kosovë, ne kemi punuar në bashkëpunim të ngushtë me sindikatat për të përmirësuar kushtet e punës së punëtorëve tanë në çdo fushë, si në beneficione ashtu edhe në sigurinë në vendin e punës.

Edhe njëherë, ne sigurojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me sindikatat në përpjekjet për përmirësimin e operimeve tona, përfshirë edhe kushtet dhe mirëqenien e punëtorëve, me objektivin e qartë për të ofruar shërbim sa më të mirë për konsumatorët.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00