Lajme & Ngjarje
Studentët e KEDS Academy në vizitë profesionale në Turqi 10-11-2018

Dhjetë studentë të gjeneratës së pestë të KEDS Academy kanë qëndruar në Turqi fundjavën e kaluar. Përgjatë tri ditëve, studentët e këtij programi mësimor kanë zhvilluar vizita në kompanitë Limak dhe Çalik, si dhe kanë mbajtur trajnime që atyre do t’u shërbejnë për ngritje profesionale.

Vizitën e parë gjatë qëndrimit në Turqi, studentët e zhvilluan në kompaninë Limak Energy. Ata panë nga afër se si zhvillohet puna në këtë kompani dhe thelluan njohuritë e tyre rreth menaxhimit të Departamentit të Tregtimit të Energjisë Elektrike.

Zëvendësdrejtori gjeneral i Limak Energy, Mesut Serhat Dinc, i cili ë është edhe anëtar i Bordit Ezekutiv në KEDS, njëherësh edhe ideator i KEDS Academy, e lavdëroi punën që po bëhet në këtë program mësimor.

“Edhe ky vit ka qenë një vit i suksesshëm. Është një udhëtim që po e shijojmë të gjithë. Unë shoh studentët, gjeneratën e re që janë shumë të kënaqur nga ky projekt. Kjo është shtysë për neve që të vazhdojmë projektin edhe më tutje. I falënderoj mentorët dhe stafin e KEDS për punën. Edhe kjo gjeneratë e KEDS Academy është e mirë dhe pres që edhe në të ardhmen të punojë me ta në aspektin profesional. Ky udhëtim nuk përfundon, është vetëm fillimi, dhe do të vazhdojë më tutje në zyrat e KEDS”, tha ai.

KEDS Academy është program mësimor që organizohet nga KEDS dhe ka për qëllim të përkrahë studentët vendorë të Universiteteve Publike të Kosovës në zhvillim të mëtutjeshëm akademik dhe profesional. Akademia ofron programe të akredituara për studentë të institucioneve të arsimit të lartë dhe programe tjera interaktive për studentë të shkollave të mesme teknike në Kosovë, me qëllim të zvogëlimit të numrit të papunësisë duke ofruar mundësi punësimi në KEDS dhe njohuri për punësim në ndërmarrje tjera të ngjashme.

Drejtoresha e Komunikimeve në KEDS, Naxhije Arifaj, tha se ky është program i rëndësishëm për edukimin e të rinjve dhe përgatitjen e tyre për tregun e punës. Kjo, sepse siç tregon ajo, studentëve të kësaj akademie pas përfundimit të programit u jepet mundësia e punësimit në KEDS, programi gjithashtu u ndihmon për avancim të mëtutjeshëm, si dhe krijohen gjenerata që do të japin kontributin e tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit energjetik në vend.

“Kjo është gjenerata e pestë e akademisë dhe kjo nuk është hera e parë që ne dërgojmë studentët në Turqi. Kjo vizitë u shërben atyre për thellimin e njohurive dhe ne jemi të kënaqur që kemi mundësi t’u ndihmojnë atyre në këtë drejtim”, ka thënë Arifaj.

Studentët vizituan edhe Çalik Holding, tjetër korporatë me renome në Turqi. Ata u mirëpritën nga drejtori gjeneral i Çalik Energy dhe kryetari i Bordit Ekzekutiv të KEDS, Ridvan Akturk. Ai u shpjegoi studentëve aktivitetet e korporatës, me theks të veçantë ato të fushës së energjisë.

"Kompania është si familja. Në familje secili punon që të zgjidhë një problem dhe në këtë mënyrë avancohet ajo. Trajtojeni kompaninë si të tillë. Ju siguroj se edhe ajo do t'ju trajtojë njësoj. Në të njëjtën kohë shfrytëzoni mundësitë që ju jepet për t’u avancuar. Mësoni dhe punoni shumë ", ka thënë Akturk.

Në ditën e tretë të vizitës studentët qëndruan në Universitetin Bogaziçi në Stamboll. Aty janë pritur nga drejtori i Qendrës për Mësim Gjatë Gjithë Jetës në këtë universitet, z. Tamer Atabarut.

Studentëve u është shpjeguar historia e universitetit, programet e studimit dhe mënyra e organizimi të tij. Pastaj, ata kanë vijuar trajnimin që ka zgjatur gjatë gjithë ditës me fokus fillimisht në shkathtësitë komunikuese e më pas me punë praktike. Ata kanë vazhduar pastaj me trajnimin në laboratorin për testimin e pajisjeve elektrike që është në kuadër të universitetit, e që është ndër më të mirët në Europë  për çështjet energjetike.

Për studentët, kjo eksperiencë ishte shumë e dobishme. Ata thanë se kanë përfituar shumë nga ky udhëtim profesional.

 
https://telegrafi.com/studentet-e-keds-academy-ne-vizite-profesionale-ne-turqi-2/


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e thirrjeve: 0800 791 00