Lajme & Ngjarje
KEDS përfundon dy projekte të mëdha në komunën e Rahovecit 26-10-2018

Një rrejt krejtësisht të ri energjetik ka instaluar KEDS në komunën e Rahovecit, duke krijuar kështu stabilitet energjetik për banorët e kësaj ane.
Me përfundimin e këtyre dy projekteve, të quajtura TS Komuna dhe Rahoveci V, qyteti i Rahovecit ka hequr rrjetin e vjetër elektrik dhe me vendosjen e rrjetit të ri, ka zgjidhur problemin energjetik për 50 vitet e ardhshme.

Në pjesën më të madhe të qytetit është instaluar rrejt i ri nëntokësor, sikurse ormanat janë vendosur gjithandej nëpër lagje. Por në disa zona është vendosur edhe rrjet i ri ajror, përshtatur sipas kushteve të terrenit. Kështu, është larguar rreziku dhe është rritur siguria për banorët e Rahovecit.

Për projektin Rahoveci 5 KEDS ka vendosur një transformator me fuqi prej 1000 kVA dhe kryesisht kabllo nëntokësore, si për tensionin e ulët ashtu edhe për tensionin e mesëm dhe disa shtylla betoni. Numri i konsumatorëve përfitues janë 209.

Agim Kafexhiu, kryetar i Shoqatës së Zejtarëve dhe Tregtare të komunës së  Rahovecit, i cili ushtron profesionin xhamprerës, thotë se tani e bën me lehtësi punën e tij.
“Me këtë projekt që ka bërë KEDS-i përfitimet janë 100 për qind. Dy makina më janë djegur ma parë prej rrymës jo-stabile që kena pas. Tash rryma është më e fortë edhe me kabllot nëntokësore  edhe qyteti duket më i bukur. Në biznesin që bëj më është lehtësuar shumë puna”, thotë Kafexhiu. Njësoj shprehet edhe pensionisti, Hilmi Raba. Ai thotë që banorët e Rahovecit meritojnë këto ndryshime sepse ata janë edhe pagues të rregullt të energjisë elektrike.

“Tepër mirë është ba tash. Edhe motivimi për pagesën e energjisë është më i madh. Falënderojmë shumë KEDS-in. Unë më datën  24 e marr pensionin e me 25 e paguaj rrymën”, ka thënë Raba. 
Banorët nuk harrojnë të përmendin edhe shërbimin e shpejtë të punëtorëve të KEDS-it.

“Sa herë që thrrasim në zyrat e KEDS-it për ndonjë shërbim, ata përgjigjen shpejt dhe janë të papritueshëm për të kryer punët me kohë dhe si duhet,” përfundon Raba.

Kurse për projektin TS Komuna, KEDS ka vendosur dy tranformatorë, njëri me fuqi 1000 kVA dhe tjetri me fuqi 400 kVA. Edhe në këto anë të qytetit pjesa më e madhe është instaluar rrjeti nëntokësor,por në disa vende edhe ai ajror, duke iu përshtaur kështu terrenit.

Gjithsej kanë përfituar 360 konsumatorë. Të kënaqur me këto ndryshime enegjetike shprehen edhe banorët e kësaj pjese të qytetit.

Murat Morina, pronar i furrës “Pashtrriku” një biznes i vogël, por shumë leverdishëm për të, thotë se tani pajisjet e punës i kemi të sigurta.

“Qind për qind ia kemi parë hajrin këtij projekti. Makinat e punës, shpesh na u prishnin se rryma u nalke shpesh dhe papritmas. Tash nuk ua kemi frikën makinave dhe i kemi të sigurta për punë. As tela nëpër tokë nuk kemi ma. Me këtë punë që keni ba është rritur edhe siguria për njerëzit që kalonin rrugës, ” ka thënë Morina.

KEDS vazhdon të investojë nëpër gjithë territorin e Kosovës. Investimet bëhen kryesisht në vendet ku kompania ka trashëguar rrjet të vjetër. Ky proces do të vazhdojë derisa rrjeti të ketë parametra standarde dhe pajisje moderne.

 


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00