Lajme & Ngjarje
KEDS hap dyert për Gjeneratën e Gjashtë të KEDS Academy 05-11-2018

Pas pesë vjetësh të suksesshëm dhe mundësisë së aftësimit profesional të rreth 250 studentëve KEDS ka hapur dyert edhe për gjeneratën e gjashtë.

Pjesëtarë të KEDS Academy 6, mund të jenë studentët e universiteteve publike në Kosovë, të cilët janë duke ndjekur ligjëratat e studimeve Bacheor të vitit të fundit akademik 2018 – 2019 të Fakultetit Teknik, Fakultetit të Arkitekturës, FSHMN dhe Jurdik në nivelin Bachelor.

Edhe nxënësit e shkollave të mesme profesionale duhet të jenë në vitin e fundit të shkollimit (klasa e 12-të).

Akademia ka për qëllim të përkrahë studentët e drejtimeve të ndryshme të universiteteve publike dhe shkollave të mesme teknike të Kosovës në zhvillimin e mëtutjeshëm akademik dhe profesional.

Kjo Akademi ofron mundësi të shkëlqyer për përfitimin e përvojës, jetësimin e koncepteve të mësuara në universitet dhe shkolla të mesme, si dhe mundësi për t’u bërë pjesë e tregut të punës.
Aftësimi bëhët nga profesorë me renome botërore nga Universiteti Bogazici i Stambollit dhe nga stafi menaxherial i KEDS-it.

Pas përfundimit të programit, studentët pajisen me certifikata të njohura ndërkombëtarisht.

Nga KEDS Academy deri tash janë aftësuar pesë gjenerata. Një pjesë e konsiderueshme e qindra studentëve punojnë në KEDS. Pos punësimit në kompani, studentët kanë arritur suksese të mëdha edhe në shkollimin e mëtutjeshëm., dhjetëra prej tyre kanë arritur të fitojnë bursa studimi nga universitete me renome evropiane dhe botërore.

Këto rezultate evidente kanë bërë që KEDS Academy të fitojë edhe disa cmime ndërkombëtare, duke përfshirë edhe 4 cmime prestigjoze Stevie Awards.


  Shkarko dokumentin
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00