Lajme & Ngjarje
Moti i ligë vazhdon të shkaktojë prishje, punëtorë dhe makineri shtesë në terren 24-12-2018

Moti i ligë dhe erërat e forta po vazhdojnë të shkaktojnë prishje në rrjetin elektrik anekënd vendit. Rajoni i Dukagjinit, përkatësisht Peja, Prizreni dhe Gjakova, është më i afektuari sot, por edhe Prishtina ,
si dhe disa dalje në Mitrovicë.
Ka shumë shtylla të thyera dhe përçues të këputur. Janë angazhuar ekipe shtesë të KEDS-it si dhe kanë vënë në funksion makineri shtesë në terren për  t’i sanuar prishjet në kohë më të shkurtër.
KEDS është përkushtuar për të siguruar furnizim optimal, dhe në bashkëpunim e bashkëveprim me konsumatorët, ta kalojmë këtë mot me erëra të fuqishme.
Prandaj, në tejkalimin sa më të shpejtë dhe të lehtë të kësaj situate, një ndihmesë të madhe mund të na japin edhe qytetarët. KEDS kërkon nga të gjithë që nëse shohin ndonjë shtyllë të thyer, përçues të këputur apo ndonjë anomali tjetër në rrjet, ta fotografojnë menjëherë atë dhe ta dërgojnë në kanalet e komunikimit të KEDS-it, përkatësisht në emalin contactcenter@keds-energy.com apo në faqen e KEDS-it në Facebook, KEDS Energy.
Prishjet apo anomalitë tjera eventuale mund të lajmërohen edhe në numrat kontaktues 038 501 701 1000 dhe 038 791 000.  Kjo do t’i ndihmonte shumë ekipet që të detektonin prishjet në afat shumë më të shkurtër dhe do të kursehej shumë kohë.

 


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00