Lajme & Ngjarje
KEDS/KESCO ofron furnizim pa ndërprerje 31-12-2018

KEDS/KESCO njofton konsumatorët se është duke ofruar furnizim pandërperje me energji elektrike.


Kërkesa është më e larta e shënuara ndonjëherë, duke thyer rekorde çdo ditë, por kompania është duke e importuar tërë sasinë që nuk po mund të mbulohet nga prodhimi vendor.
Në këtë situatë, që të lehtësohet mbarëvajta e furnizimit, apelojmë te konsumtorët që të kenë kujdes dhe të kursejnë aty ku kanë mundësi, sidomos në zonat e mbinngarkuara. Evitimi i ngrohjes me energji elektrike, nëse ka mundësi të formave alternative, është i mirëseardhur. Kjo, pasi në zona të caktuara po shkakohet tejnxehje e aseteve, deri në skuqjen e trafove dhe telave, që e bën intervenimin të domosdoshëm.
Të njëjtën kohë, KEDS ka 300 punëtorë të mobilizuar në terren, për të sanuar në kohën më të shkurtër çdo defekt eventual.


KEDS ka përgatitur maksimalisht rrjetin paraprakisht për ballafaqim me kushtet e rënduara atmosferike. Ekipet e mirëmbajtjes kanë qenë në vazhdimësi duke punuar në përforcim të rrjetit, duke i zëvëndësuar pajisjet e dëmtuara, sikurse duke i pastruar trasetë e rrjetit. 


Gjatë viti që po lëmë pas janë kryer shumë investime, që kanë rinuar komplet rrjetin në dhjetëra lokalitete anembanë Kosovës.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00