Lajme & Ngjarje
Dëmtohet me armë zjarri largpërcuesi që furnizon 2000 familje me energji elektrike në Vushtrri 03-01-2019

KEDS njofton se furnizimi me energji elektirke është stabil dhe pa ndërperje, pos në Istog, ku ka prishje si pasojë e erërave të forta. Ekipet janë në terren dhe duke i sanuar ato në kohën më të shkurtër të mundshme.

Por, një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur në Nadakovc të Vushtrrisë, e cila e ka fillin dy ditë para Vitit të Ri. Me 29 dhjetor, persona të pandërgjegjshëm kanë gjuajtur me armë në një shtyllë metalike të tensionit të lartë. Ata kanë shkrepur rreth 15 plumba, gjymsa nga të cilët kanë përfunduar në kabllot e energjisë elektrike, ndërsa gjysma tjetër në një tabelë për tregim të rrezikut, të cilën duket se e kanë përdorur si tabelë qitjeje.

Kjo ka lënë për një kohë rreth 2000 familje të asaj ane pa energji elektrike, pasi ishte goditur Larpërcuesi Maxhunaj. Fatmirësisht kishte kapacitete të lira dhe mundësi të lidhjes së konsumatorëve në Largpërcusin tjetër, atë të Nadakovcit.

Prishje të tilla, pos që paraqesin akte të shëmtuara, janë shumë të vështira edhe të identifikohen. Kjo, pasi largpërcuesit janë me dhjetëra kilometra të gjatë dhe depërtimi i plumbave është bërë në një hapësirë të vogël dhe të ngushtë.

Ekipet e KEDS-it kanë dalë menjëherë në terren dhe kanë arritur tek sot ta identifikojnë prishjen dhe ta sanojnë menjëherë ata. Po të mos ekzistonte mundësia alternative, akte të tilla do t’i linin pa energji elektrike për 5 ditë me radhe rreth 10 mijë banorë, pasi dalja e Maxhunajve është ndër më të mëdhatë në Vushtrri.

Në këto rrethana, apelojmë tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes ndaj akteve të tilla dhe të lajmërojnë menjëherë ekipet e KEDS-it dhe organet e rëndit.


 
Keds Call Center
Shërbime online
Related News
Arkivi i Lajmeve & Ngjarjeve
Mirëmbajtja e planifikuar e rrjetit

Informata lidhur me ndërprerjet e planifikuara në rrjet

Projektet e KEDS

Projektet e KEDS

Vende të lira të punës

Vende të lira të punës

Kompania Kosovare për Distribuim dhe Furnizim me Energji elektrike SH.A
Kosovo Electricity Distribution and Supply Company J.S.C
Kosovsko Preduzece za Distribuciju i Snabdevanje Elektricnom Energijom D.D
Qendra e Thirrjeve: 0800 791 00